Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Gonxhja: Zonifikimi i parkut Arkeologjik të Orikumit për ruajtjen e vlerave historike

11:47 / April 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1751
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Parku Arkeologjik i Orikumit u deklarua javën e kaluar “Pasuri kulturore e paluajtshme”. Përmes këtij vendimi, është miratuar zonifikimi dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se ky vendim forcon kuadrin ligjor dhe institucional për administrimin e një prej siteve më të rëndësishme arkeologjike në vend, duke garantuar ruajtjen e vlerave historike, duke e trajtuar atë si një njësi të pavarur menaxhimi dhe duke garantuar një qasje më të specializuar për ruajtjen, studimin dhe promovimin e tij.

Në thelb të këtij projektvendimi qëndron miratimi i zonifikimit të parkut në dy zona kryesore, Zona A dhe Zona B, të cilat përcaktojnë nivele të ndryshme mbrojtjeje dhe ndërhyrjeje.

Ministri Gonxhja shpjegon se, Zona A përfshin bërthamën e qytetit antik dhe gëzon nivelin më të lartë të mbrojtjes, ku lejohen vetëm ndërhyrje konservuese, restauruese dhe kërkime shkencore. Ndërsa Zona B përfshin hapësirat përreth me potencial arkeologjik, ku ndërhyrjet zhvillimore mund të realizohen vetëm në mënyrë të kontrolluar dhe pas vlerësimeve përkatëse.

Ministri u shpreh se, ky zonifikim krijon një ekuilibër të qëndrueshëm të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Njëkohësisht me Parkun Arkeologjik të Orikumit, me vendim të Këshillit të Ministrave, një zonë në qytetin e Delvinës është deklaruar pasuri kulturore e paluajtshme “ansambël arkitektonik urban”.

Blendi Gonxhja Parku Arkeologjik i Orikumit Zonifikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.