Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Aksion pastrimi në plazhin e Gjirit të Lalzit, të angazhuara ushtria dhe ekipe vullnetare

10:16 / April 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1896
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjiri i Lalëzit u kthye këtë fundjavë jo vetëm në një destinacion pushimi, por në një shembull solidariteti dhe bashkëpunimi institucional për plazhe të pastra dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në aksionin e organizuar nga bashkia Durrës, ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura,  Agjencinë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura(AKZM), Agjencinë Kombëtarë të Ekonomisë së Mbetjeve(AKEM) dhe qindra vullnetarë u realizua një pastrim masiv i vijës bregdetare.

Që në orët e para të mëngjesit, ekipi i ATSh-së ishte aty për të ndjekur nga afër gjithë këtë proces që do të jetë i ndarë në dy ditë. Dhjetëra pjesëmarrës u angazhuan në mbledhjen e mbetjeve të ndryshme, kryesisht plastikë, mbetje ushqimore, të cilat kishin ndotur zonën përgjatë sezonit të kaluar turistik dhe në vijim.

Makinat e mëdha të ushtrisë, efektivë të FA-së, specialistë të agjencisë në varësi të ministrisë së Mjedisit dhe të rinj të veshur me jelekë jeshilë dhe thasë mbeturinash në duar, përshkuan kilometra të tëra vijë bregdetare, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e gjendjes mjedisore të një prej destinacioneve më të frekuentuara në vend.

Altion Kasëmbi, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale në bashkinë Durrës, shprehet për ATSh-në se ky aksion nuk është një nismë e izoluar, por pjesë e një strategjie më të gjerë për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave natyrore.

“Në prag të çeljes së sezonit të ri 2026 janë organizuar katër aksione gjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit. Aksioni është i përbashkët në koordinim me katër ndërmarrje të bashkisë së Durrësit, në koordinim me pushtetin vendor si ministria e Mjedisit, së bashku me dy agjencitë e veta AKZM, AKEM dhe Forcat e Armatosura që po na mbështesin me mjetet e rënda dhe ushtrinë”, tha Kasëmbi.

Kasëmbi nënvizoi se përveç aksioneve në vijën bregdetare të Durrësit, grupet e punës janë cdo ditë në terren cdo për një mjedis sa më të pastër.

“Bashkia Durrës, me ndërmarrjet e veta atë të gjelbërimit dhe rrugëve ndërmerr aksione të përjavshme në plazhet më të frekuentura si Gjiri i Lalzit, plazhi i Currilave, sektori Rinia dhe gjithë vijën bregtare që është nga ura e Dajlanit deri në Golem që ka fluksin më të madh të pushuesve”, vijoi ai, ndërsa apeloi për më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët dhe bizneset.

Nga ana tjetër, nënkolonel Aleksandër Sinaj, zëvendëskomandant i bazës mbështetëse të Emergjencave Civile, tha për ATSh-në se në këtë aksion janë përfshirë 60 forca të ushtrisë dhe 10 mjete të rënda.

“Aksioni dy ditor dhe në dispozcion kemi edhe 10 mjete, nga cilat janë dy vetëshkarkuese, një fadromë, mjetet e tjera për transportin e personelit dhe një ambulance. Gjithçka po shkon sipas parashikimeve dhe ky aksion është ndër më të mëdhenjtë e ndërmarrë në bregdetin e Durrësit”, tha Sinaj.

Edhe pjesëtarët e Forcave të Armatosura u shprehën se përfshirja në aktivitete të tilla është një kontribut i rëndësishëm në shërbim të komunitetit dhe mjedisit, duke treguar se roli i tyre shtrihet përtej sigurisë kombëtare.

Gjatë aksionit u grumbulluan dhe u spostuan me mjetet e tonazhit të rëndë sasi të konsiderueshme mbetjesh, kryesisht plastikë njëpërdorimëshe, shishe dhe ambalazhe ushqimore.

Largimi i mbetjeve veçanërisht në zonat turistike, mbetet domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por edhe parakusht për zhvillimin e një sezoni të suksesshëm turistik.

Gjiri i Lalzit është një nga destinacionet më të bukura të bregdetit shqiptar, ndërsa iniciativa të tilla që kanë në fokus mjedisin dhe ruajtjen e tij, janë njëherësh tregues i nevojës për ndërgjegjësim dhe një thirrje e fortë për përgjegjësi kolektive nga të gjithë./ATSH

IMG 1895

aksion Gjiri i Lalzit pastrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.