Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të paraqitet në Prokurori. Avokati: E vendosa unë

21:41 / April 28, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ROKIIIoi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhanluka Roki, dizenjatori i gjyqtarëve të Serisë A dhe B, i cili është bërë epiqendra e skandalit të “xhaketave të zeza” në Itali, ka këtë të enjte një ditë vendimtare sa i përket kësaj çështje. Ai është ftuar nga prokurorët e çështjes që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij.

Por ndryshe nga sa mendohej, dizenjatori i cili është vetë-pezulluar nga detyra derisa të marrë fund hetimi, duket se do të ushtrojë të drejtën e tij për të mos e bërë një gjë të tillë. Në fakt, ka qenë avokati që e përfaqëson, Antonio D’Avirrio, ai i cili ka njoftuar mediat se një deponim i Rokit nuk do të ndodhë në situatën aktuale.

“Roki dëshironte të paraqitej, por vendosa unë që të hiqnim dorë, pasi në situatën aktuale, duke mos qenë në njohje të dosjes të hetimeve paraprake, ndjej se nuk jam në gjendje të zhvilloj në mënyrë efikase mandatin tim për mbrojtjen”, sqaroi avokati në një komunikatë të shpërndarë për mediat.

Kësisoj, avokati ka lënë të kuptohet se pret të jetë në dijeni të plotë të dosjes që ka Prokuroria me të cilën Roki akuzohet për mashtrim sportiv, duke favorizuar vendime apo skuadra të caktuara, më saktësisht Interin.

gjyqtareve Itali refuzon roki skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu

21:00 / July 14, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

I dënuar me 13 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

14:20 / July 12, 2026

Hije skandali mbi Nigel Farage/ “Babai i Brexit” akuzohet nga media se përfitoi para nga një i dënuar në SHBA

16:22 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.