Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

12:04 / May 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2473
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ferit Hoxha, ministri i Jashtëm i vendit sot në 4 maj po raporton në Komisionin e Jashtëm në parlament.

U ndal tek fakti se është përfolur për bllokim të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, por se integrimi vijon normalisht.

“Nuk ka pasur e nuk ka bllokim. Nuk ka pasur dhe nuk ka veto. Procesi i integrimit vazhdon normalisht. Komisionerja Kos disa herë ka theksuar se integrimi i vendit vijon. Ajo që është thelbësore është puna dhe rezultatet tona.

Ne duhet të përmbushim reformat e duhet të bëjmë pjesën tonë me seriozitet. Ne duam ta çojmë Shqipërinë në Europë brenda vitit 2030. Një sërë ministrash të vendeve të BE-së kanë ardhur në Tiranë dhe kanë shprehur mbështetje për Shqipërinë në BE. Sot kemi një situatë gjeo-politike të ndryshme dhe kemi dhe vende, që janë skeptike ndaj Bashkimit Europian. Është vetë BE-ja që përballet me kundërshtime dhe duhet ta njohim këtë realitet të ri“, tha Hoxha.

Komentoi dhe një artikull të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), e cila thoshte se Shqipëria e Serbia janë gati që të anëtarësohen në BE, pa të drejtë vetoje.

Ministri Hoxha deklaroi se është thjesht një artikull. Ai shtoi se Shqipëria e Serbia ndajnë mendim krejt ndryshe për Kosovën, por se bashkëpunimi për anëtarësim është i nevojshëm.

“Kush e mendonte se Shqipëria do anëtarësohej në SEPA? Shqipëria bën pjesë dhe në Planin e Rritjes. Këtu bën pjesë ajo që quhet integrimi i përshpjetuar. Shqipëria bashkëpunon me vendet e rajonit. Është një artikull i shkruar në një gazetë për Vuçiç. Është veç një artikull dhe nuk është aleancë. Kjo dëshmon se vendet e rajonit, pavarësisht dallimeve të mëdha, mund të bashkëpunojnë, kur interesat strategjike përkojnë. Integrimi kërkon dialog. Asgjë në atë artikull nuk zbeh qëndrimet e Shqipërisë për Kosovën dhe për çështje të tjera, që jemi në kundërshtim me Serbinë. Nuk ka dëm fare për Kosovën”, deklaroi Hoxha.

BE ferit hoxha Integrimi minisitri i jashtëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.