Boksi profesionist shqiptar do të përjetojë një nga momentet më të rëndësishme të historisë së tij më 30 Maj 2026, kur kampioni i botës në versionin IBO, Jurgen Uldedaj, do të ngjitet në ringun legjendar të OVO Arena Wembley në Londër për të mbrojtur titullin e tij ndaj amerikanit të pamposhtur Muhsin Cason.
Ky duel pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive për shqiptarët në arenën ndërkombëtare, ndërsa eventi organizohet nga BOXXER dhe do të transmetohet LIVE në BBC iPlayer.

Rrugëtimi i Uldedajt drejt Wembley-t është historia e një sportisti që ndërtoi karrierën e tij me sakrificë, disiplinë dhe përkushtim maksimal. Nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe më pas Anglisë, ai arriti të fitojë respektin e botës së boksit profesionist, duke u bërë pjesë e promotoreve më të njohura ndërkombëtare si Matchroom Boxing, Queensberry Promotions dhe tashmë BOXXER.
Pas një serie fitoresh të rëndësishme dhe performancash bindëse në arenat më prestigjioze, Jurgen Uldedaj arriti të shpallet kampion bote në versionin IBO, duke hyrë në historinë e sportit shqiptar si një nga boksierët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.




Përballja në Wembley nuk ka vetëm rëndësi sportive, por edhe simbolike. Jurgeni do të hyjë në ring si përfaqësues i flamurit kuqezi dhe i krenarisë shqiptare, ndërsa një tjetër fitore do ta mbante atë mes elitës së boksit botëror dhe do t’i hapte rrugën sfidave edhe më të mëdha ndërkombëtare.
Tashmë sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga Londra, aty ku pritet që mijëra tifozë kuqezi të mbështesin kampionin shqiptar në një natë që premton të hyjë në histori.
“Nga sakrifica në histori. Nga Shqipëria në Wembley.”

Rrugëtimi i Jurgen Uldedajt drejt Wembley është histori sakrifice, disipline dhe krenarie kombëtare. Nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe Anglisë, ai ndërtoi me punë dhe përkushtim profilin e një sportisti elitar në arenat më të mëdha ndërkombëtare.
Vitet e fundit ai ka qenë pjesë e promotoreve më të mëdhej britanike dhe botëror si, Matchroom Boxing, Queensberry Promotions dhe tashmë BOXXER.
Pas një serie fitoresh dhe performancash të jashtëzakonshme, Jurgeni arriti të shpallet Kampion Bote në versionin IBO, duke hyrë në histori si boksieri shqiptar më i suksesshëm i të gjitha kohërave.
Sot ai hyn në ring jo vetëm si kampion bote, por si përfaqësues i flamurit kuqezi, i emrit shqiptar dhe i krenarisë së një kombi të tërë.
Një fitore në Wembley do ta mbante Jurgen Uldedaj në elitën botërore të boksit profesionist dhe do t’i hapte rrugën drejt sfidave edhe më të mëdha ndërkombëtare.
