Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

14:12 / June 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4857
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Becit, ky është një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që ka Shqipëria.

“Mirëmëngjes me një super lajm për Shkodrën dhe Liqenin tonë!

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që kemi.

Ky është një moment krenarie për Shkodrën, për komunitetet që jetojnë pranë liqenit dhe për potencialin e jashtëzakonshëm që ky territor mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies.

Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një pasuri natyrore. Është identitet, histori dhe një nga asetet më të çmuara të Shkodrës”, shkruan Beci.

Me këtë vendim, Rrjeti Botëror i Rezervave të Biosferës arrin në 797 zona të mbrojtura në 145 vende të botës. Rrjeti Botëror i Rezervave të Biosferës arrin në 797 zona të mbrojtura në 145 vende të botës.Së bashku me sitet e Trashëgimisë Botërore dhe Gjeoparqet Globale, këto zona mbrojnë mbi 13 milionë kilometra katrorë ekosisteme tokësore dhe detare, duke kontribuar në objektivin global për mbrojtjen e 30% të tokës dhe detit deri në vitin 2030.

Përfshirja e Liqenit të Shkodrës në këtë rrjet ndërkombëtar është një vlerësim i rëndësishëm për pasurinë natyrore, biodiversitetin dhe rëndësinë ekologjike që ky ekosistem ka për Shqipërinë dhe rajonin, dosja e të cilit është dorëzuar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa është punuar shumë vite në këtë drejtim.

liqeni i shkodrës rezervë biosfere shpallet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.