Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Evropë

08:57 / June 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5241
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Saranda është renditur në krye të katër destinacioneve më të lira bregdetare në Evropë për verën e vitit 2026.

Me ardhjen e sezonit veror, shumë prej destinacioneve më të njohura turistike të Evropës, si bregdeti i Amalfit në Itali apo ishulli grek i Santorinit, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota. 

Megjithatë, sipas revistës së udhëtimeve “Travel Off Path”, pushimet verore në Evropë nuk duhet domosdoshmërisht të shoqërohen me shpenzime të mëdha.

Revista ka renditur katër destinacione bregdetare që ofrojnë ujëra të kristalta, atmosferë të gjallë, trashëgimi historike dhe çmime të përballueshme. 

Në krye të listës përmendet Saranda, ndërsa pjesë e renditjes janë gjithashtu Qiproja Veriore, Varna në Bullgari dhe Kalymnos në Greqi.

Sipas artikullit, Saranda mund të mos jetë më “sekreti i fshehur” që ishte dikur, pasi bregdeti shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë turistë ndërkombëtarë dhe në disa zona po përjeton flukse të ngjashme me ato të destinacioneve të njohura në Itali apo Kroaci. 

Megjithatë, qyteti vazhdon të ofrojë një raport shumë të favorshëm mes cilësisë dhe kostos së pushimeve.

Në Ksamil, një nga plazhet më të njohura pranë Sarandës, vizitorët mund të gjejnë rërë të bardhë dhe ujëra të kthjellëta që krahasohen shpesh me ato të Karaibeve apo Maldiveve. 

Një paketë plazhi, që zakonisht përfshin një çadër dhe dy shezlongë, mund të kushtojë rreth 10 dollarë për gjithë ditën.

Në qendër të Sarandës, e njohur për shëtitoren e gjatë buzë detit dhe atmosferën e saj të gjallë, një sanduiç kushton rreth 5 dollarë, ndërsa një vakt me tre pjata në restorante të kategorisë mesatare, kushton nga 40 deri në 55 dollarë për dy persona.

Edhe akomodimi konsiderohet i përballueshëm. Turistët mund të gjejnë dhoma në hotele ekonomike ose bujtina për rreth 20 dollarë nata, ndërsa qëndrimi në apartamente apo struktura më luksoze buzë detit kushton mesatarisht rreth 120 dollarë nata.

Një tjetër pikë tërheqëse e zonës mbetet Parku Kombëtar i Butrintit, ku ruhen mbetjet e një qyteti të lashtë greko-romak me histori mijëravjeçare. 

Kompleksi arkeologjik përfshin monumente të rëndësishme, mes tyre edhe një amfiteatër pjesërisht të fundosur. 

bregdetare destinacioneve saranda travel off path
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.