Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Veliaj në gjykatë kundër prokurorit Dado, seanca nis me përplasje

14:34 / June 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

19 qershor 2026 – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në ambientet e Gjykatës Administrative ku po mbahet seanca gjyqësore lidhur me padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Ky i fundit po heton çështjen penale ndaj tij.

Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka emëruar prokurorin në detyrë në vitin 2008.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në seancë mungojnë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ka debate lidhur me moslejimin e kamerave në sallë.

“Ne nuk kemi marrë një përgjigje nga ana e KLP-së. Ajo ka investuar më shumë në terr sesa në dritë. KLP nuk është mbledhur asnjëherë për ankesën tonë. Mendoj se është më mirë kështu, në mungesë të tyre”, është shprehur Veliaj.

“Kërkoi që gjykimi të vijojë në mungesë të KLP-së, pasi pretendimet e tyre janë dorëzuar”, ka shtuar avokati i Ols Dados.

“Seanca është publike. Çfarë kërkon një punonjës i Policisë së Shtetit në këtë sallë gjyqi? Çfarë kërkon kryesekretarja e gjykatës që vendos nëse lejohen apo jo kamerat? Mbyllja hermetike e një gjykate, duke iu referuar Kushtetutës, nuk është e pranueshme. Ky proces duhet të jetë para syve të publikut. Kjo është e papranueshme, i nderuar gjyqtar. Ekziston një udhëzim i KLGJ-së, të cilin ju po e përdorni si bazë ligjore“, ka argumentuar avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.

gjyjate Prokuror veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës

20:36 / June 19, 2026

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin e Gjirokastrës.

17:50 / June 19, 2026

Inaugurohet fluturimi i parë Tiranë–Toronto, Rama: Objektivi i radhës është linja direkte me SHBA-në

17:27 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.