Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bllokimi i kantierit të aeroportit, Pacolli: Shteti duhet të veprojë

11:39 / June 23, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlore 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar paraditen e së martës në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku hyrja u bllokua nga kamionë të kompanisë “2A Group”.

Në reagimin e tij, Pacolli thekson se ngjarja ka tejkaluar kufijtë e një mosmarrëveshjeje biznesi, duke e cilësuar atë si një çështje që prek funksionimin e shtetit ligjor.

Ai shprehet se institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë kur një aktivitet i ligjshëm pengohet nga bllokime të kryera, sipas tij, me mjete të rënda dhe roje private.

Sipas Pacollit, situata e krijuar vë në diskutim autoritetin e shtetit dhe aftësinë e tij për të garantuar zbatimin e ligjit.

Biznesmeni shton se punonjësit e kompanisë “Mabco” janë përballur prej javësh me pengesa në ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërsa ngjarja e sotme, sipas tij, tregoi hapur mosrespektimin e ligjit dhe kufizimin e së drejtës për veprim dhe lëvizje.

Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro!

APELOJMË TE SPAK QË TË FILLOJË HETIMIN E THELLË.

Nuk është çështje konflikti, është çështje më e thellë!!!

A është KRIM bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi?

Nëse po, pse nuk po vepron askush?

Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të pengojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të imponojë vullnetin e tij me forcë, atëherë a jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?

Çfarë roli kanë rojet private në këtë vend?

Si është e mundur që një kompani private të vendosë se kush hyn dhe kush nuk hyn në një kantier, pavarësisht vendimeve të Asamblesë së Ortakëve, pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe pavarësisht kërkesave të institucioneve shtetërore?

Si është e mundur që një kompani sigurie private të bllokojë fizikisht hyrjen në një aset strategjik kombëtar dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?

Nëse çdo kompani në Shqipëri mund të marrë disa roje private, të vendosë kamionë në hyrje dhe të shpallë veten mbi ligjin, atëherë:

• Për çfarë na duhen gjykatat?
• Për çfarë na duhen institucionet?
• Për çfarë na duhet shteti?

Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi.

Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo?

Sepse, nëse një vendim i formës së prerë i Gjykatës mund të bllokohet nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje private, atëherë problemi nuk është më Aeroporti i Vlorës.

Problemi është vetë shteti ligjor.

Prej muajsh, Mabco po përballet me pengesa të vazhdueshme dhe të papranueshme. Prej javësh po shohim vandalizëm, bllokime, dëmtime të pronës dhe pengim të punimeve.

Sot po shohim moszbatim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve, si dhe privim të së drejtës për veprim dhe lëvizje.

Ku janë institucionet që duhet t’u japin përgjigje qytetarëve?

Kjo nuk është më një çështje vetëm e Mabco-s apo e 2A-së.

Kjo është një çështje që prek çdo qytetar.

Kush i zbaton ligjet në këtë vend?

Ligjin për shoqëritë tregtare?

Vendimet e Gjykatës së Lartë?

Apo rojet private?

BLLOKIM kantieri Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthehen tensionet në rajon/ Dy të vrarë në jug të Libanit, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë akuza

15:05 / June 23, 2026

Berisha reagon ndaj intervistës së Ramës për “Financial Times”/ akuzon atë për përdorim të një gjuhe të papranueshme në një media ndërkombëtare.

14:33 / June 23, 2026

Mbi 32 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, afati mbyllet pas tre ditësh

14:21 / June 23, 2026

Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

14:03 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.