Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Reagon Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së drejtuar pjesëmarrësve të protestës: Mos i përdorni simbolet e luftës për qëllime politike

15:26 / June 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OVL UCK 696x462 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për interesa politike. Kjo është thirrja e përsëritur e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së drejtuar pjesëmarrësve në protestën disaditore që po zhvillohet në Tiranë.

Në një deklaratë publike, organizata shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si përpjekje të vazhdueshme për manipulim politik dhe përdorim të simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në funksion të agjendave të caktuara.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestën disaditore në Tiranë”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i organizatës, Hysni Gucati, akuzon disa prej pjesëmarrësve në protestë se prej vitesh kanë tentuar të zbehin dhe të devijojnë vlerat e luftës çlirimtare.

“OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake”, vijon deklarata.

Veteranët u bëjnë thirrje organizatorëve të protestës që të garantojnë integritetin e saj dhe të mos lejojnë manipulime, keqpërdorime apo vetëdeklarime të rreme në emër të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Sipas tyre, UÇK-ja përfaqëson historinë e lirisë dhe sakrificës së popullit shqiptar dhe duhet trajtuar me respekt, pa u përdorur për përfitime politike.

Organizata thekson se ky nuk është qëndrimi i parë që mban mbi këtë çështje, por një apel i përsëritur ndaj të gjithë aktorëve të përfshirë.

Veteranët sqarojnë gjithashtu se organizata ka përfaqësinë e saj zyrtare në Tiranë dhe se askush nuk është autorizuar prej saj për ta përfaqësuar në protestën që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026

Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake

11:37 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.