Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lezhë, tentoi të përplaste për vdekje me makinë nënën e bashkëjetueses pas konfliktit, arrestohet 28-vjeçari

10:20 / June 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”, duke vënë në pranga një 28-vjeçar të dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj nënës së bashkëjetueses së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është arrestuar shtetasi Cuf Behi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, pas një konflikti të lidhur me marrëdhëniet familjare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë. Sipas hetimeve paraprake, i riu kishte shkuar për të marrë bashkëjetuesen e tij, por në momentin që familjarët e saj kanë dalë jashtë, ai dyshohet se ka goditur me automjet nënën e saj 43-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime trupore dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të strukturave të Policisë, specialistëve për Hetimin e Krimeve dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, autori i dyshuar u lokalizua, u kap dhe u arrestua në flagrancë.

43-vjeçarja e dëmtuar u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe automjetin e përdorur në ngjarje, ndërsa ndaj 28-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

konflikt Lezhe Makine perplas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.