Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
754 663x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Botërori hyn në fazën vendimtare, ku nuk ka më vend për gabime. Brazili do të përballet sonte në orën 19:00 me Japoninë në ndeshjen e 1/16-ve, përballë një kundërshtari që në vitet e fundit ka treguar një nivel të lartë loje dhe organizimi.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i “Seleçaos”, Carlo Ancelotti, u pyet për forcën taktike të Japonisë. Tekniku italian u shpreh se skuadra e tij nuk duhet të bjerë në grackën e analizave të tepërta, por të fokusohet te loja e saj dhe të japë maksimumin në fushë.

Ancelotti konfirmoi gjithashtu se Neymar ka bërë përparim të dukshëm në ditët e fundit, por sqaroi se ai nuk do ta nisë ndeshjen si titullar. Sipas trajnerit, aktivizimi i sulmuesit do të varet nga ecuria e takimit.

Brazili e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit C, pasi barazoi me Marokun dhe fitoi ndaj Haitit dhe Skocisë. Për shkak të cilësisë së skuadrës, konsiderohet favorit për kualifikimin, por Japonia mbetet një kundërshtar i vështirë, pasi nuk njeh humbje që prej shtatorit. Në 10 ndeshjet e fundit spikat fitorja ndaj Anglisë në “Wembley”, si edhe suksesi në miqësoren kundër Brazilit në Tokio.

Vetëbesimi i japonezëve është rritur ndjeshëm. Sulmuesi 21-vjeçar Kento Shiogai, pjesë e Wolfsburgut, deklaroi para sfidës se “Brazili nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm”, duke shtuar se nuk e sheh skuadrën amerikano-jugore si një favorite të padiskutueshme dhe se përbërja e saj nuk e frikëson.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në fazën e 1/8-ve me fituesin e çiftit Bregu i Fildishtë–Norvegji.

Brazil japoni perballja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri në Pogradec, kush është Brian Syzo

13:50 / June 29, 2026

Ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Morinë, makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar

12:10 / June 29, 2026

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës përfundon në pranga, konflikti për pronën me vëllezërit çon në arrestimin e 5 personave

14:58 / June 28, 2026

Policia ndërhyn te Kryeministria, zhvendos grupin e protestuesve nga bulevardi

12:39 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.