Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Ministria e Arsimit: Respektoni afatet dhe rregullat e regjistrimit

13:03 / July 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e albania 768x576 1 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë nisur sot aplikimet për regjistrimet në klasën e parë dhe të dhjetë përmes platformës eAlbania.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, përmes një videomesazhi, theksoi respektimin e afateve dhe rregullave për regjistrimin me qëllim që bashkitë dhe zyrat arsimore të planifikojnë punën për vitin e ri shkollor. “Sot është data 6 korrik dhe ka filluar regjistrimi i fëmijëve për vitin shkollor 2026-2027. Afati është 6 korrik deri në 31 korrik, në E-Albania të gjithë prindërit duhet të fillojnë procesin e regjistrimit në shkollë. Me shumë rëndësi për fëmijët që regjistrohen për herë të parë në klasë të parë, por edhe ata që kalojnë nga cikli 9-vjeçar në shkollën e mesme, pra në klasën e 10-të, është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet në E-Albania. Duhen respektuar rregullat për të regjistruar fëmijët në ato shkolla që janë përcaktuar pranë vendbanimit tuaj. Është shumë e rëndësishme, shumë e dobishme, për të bërë planifikimin e orëve të mësimit, e shkollave, si për bashkitë, ashtu edhe për Zyrat Vendore Arsimore që kanë nisur punën për vitin e ardhshëm.

Pra edhe një herë, duke filluar nga sot, data 6 korrik, deri në 31 korrik, portali do të jetë i hapur. Keni këto javë për të vendosur se cila është zgjedhja për fëmijët tuaj”,  ishte mesazhi i ministres Kumbaro.

hapen klasa pare regjistrimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.