Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti i Interit, Benjamin Pavard, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Pavard përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi disa fotografi duke mbajtur në krahë vogëlushen, si edhe momente të ëmbla pranë partneres së tij, Kleofina Pnishi.
Krahas postimit, futbollisti zbuloi edhe emrin e vajzës së tyre.
“Gjithë bota ime. Bekimi ynë më i madh, Lena Rose Pavard,” shkroi ai.
Në muajin qershor, Kleofina njoftoi se ishte në pritje të ëmbël përmes një videoje të publikuar në Instagram, me mbishkrimin: “9 muajt e fundit”, ku përmblodhi momentet më të bukura të shtatzënisë së saj së bashku me partnerin.
Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë një vit më parë, me një ceremoni luksoze në Amalfi të Italisë, e cila zgjati tri ditë.

