Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fundjavë përvëluese me temperatura deri në 41°C, ndryshim i motit në mesjavë me reshje dhe stuhi

18:18 / July 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elida sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fundjava do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura shumë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Sipas parashikimeve meteorologjike, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe në fillim të javës, ndërsa një ndryshim i motit pritet nga mesi i saj.

Sinoptikania Elida Maloçali shpjegoi se moti i nxehtë është pasojë e pozicionimit të një zone me presion të lartë atmosferik mbi Evropë, si edhe forcimit të anticikloneve afrikanë dhe atij të Azoreve.

Gjatë fundjavës, vendi do të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa vranësira të pakta do të shfaqen vetëm në zonat malore. Erërat do të fryjnë me shpejtësi deri në 7 metra për sekondë, duke bërë që deti të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të luhaten nga 22 deri në 41 gradë Celsius, ndërsa e njëjta situatë pritet të vijojë edhe në fillim të javës, me maksimumet që do të mbeten në intervalin 40-41 gradë Celsius.

Ndryshimi i kushteve atmosferike parashikohet në mesjavë, kur moti do të bëhet më i paqëndrueshëm. Vranësirat do të shtohen dhe do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Sipas Maloçalit, era do të forcohet, duke arritur shpejtësi nga 8 deri në 18 metra për sekondë. Si pasojë e këtij ndryshimi, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me vlerat maksimale që nuk pritet të kalojnë 35-36 gradë Celsius.

fundjave perveluese temperatura 41grade
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Drejt përfundimit”, Rama ndan pamje nga shëtitorja e re e Ksamilit

19:48 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026

Projektligji i ri: Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë vetëm me autorizim të Gjykatës Kushtetuese

17:10 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.