Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1756810742xcash 424
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar me një sqarim lidhur me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 22 korrik, i cili parashikon ndryshime në përfitimet financiare për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë.

Institucioni bën të ditur se, megjithëse vendimi është miratuar më 22 korrik, ai ka efekt financiar duke nisur nga data 1 korrik 2026. Për këtë arsye, përfituesit do të marrin pagesat sipas vlerave të reja duke filluar nga 1 gushti, së bashku me diferencën që u takon për muajin korrik.

“Shërbimi Social Shtetëror informon qytetarët se aktet për ndryshimet që lidhen me përfitimet e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësve të tyre personalë janë miratuar në datë 22 Korrik 2026 me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon që këto ndryshime hyjnë në fuqi me efekt financiar nga 1 korriku 2026. Për këtë arsye, Shërbimi Social Shtetëror siguron të gjithë përfituesit se asnjë e drejtë e fituar nuk do të cenohet dhe çdo përfitim do të zbatohet sipas përcaktimeve të vendimit, çka do të thotë se duke filluar nga 1 gushti 2026 përfituesit do të marrin pagesën sipas vlerave të reja, së bashku me diferencën që u përket për muajin korrik. Shërbimi Social Shtetëror falenderon çdo përfitues për mirëkuptimin dhe ju siguron se zbatimi i këtij vendimi do të kryhet në mënyrë të plotë, duke garantuar respektimin e të drejtave për çdo qytetar”, thuhet në sqarim.

Më 22 korrik Këshilli i Ministrave miratoi një paketë të re masash sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë. Paketa parashikon dyfishimin e pagesës për mbi 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, njohjen e periudhës së shërbimit si vite kontributi për rreth 14 mijë e 600 ndihmës personalë, si edhe lehtësimin e procedurave të KEMP-it për rastet kur përfitimi është shumëvjeçar. Efektet financiare nisin nga 1 korriku 2026, ndërsa kostoja e paketës për këtë vit llogaritet në mbi 15 milionë euro.

1 gushti pagesat AK rritja sherbimi social
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

14:35 / September 23, 2026

VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

11:23 / September 23, 2026

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

11:06 / September 23, 2026

Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë

12:22 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.