Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla kërkon miratimin e marrëveshjes 302 mln dollarë me SHBA: Historike për mbrojtjen e Shqipërisë

12:13 / July 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1785143104x648c7e96 c71b 48cd 84b7 ac654ac58e7b 505 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi në Kuvend miratimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin e modernizimit të Forcave të Armatosura, duke e cilësuar atë një marrëveshje historike për sigurinë kombëtare dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Balla tha se marrëveshja me vlerë 302 milionë dollarë është një dëshmi e besimit që SHBA ka ndaj Shqipërisë dhe e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të vendit në sigurinë euro-atlantike.

“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë. Ajo shkon përtej termave financiarë dhe është një dëshmi konkrete e besimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, si edhe e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që vendi ynë luan në sigurinë euro-atlantike”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se fondet do të përdoren ekskluzivisht për modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura përmes programit Foreign Military Sales, duke mundësuar blerjen e pajisjeve, sistemeve dhe shërbimeve sipas standardeve të NATO-s.

Balla nënvizoi se buxheti për mbrojtjen është trefishuar gjatë viteve të fundit, nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020 në 69.2 miliardë lekë në vitin 2026, ndërsa Shqipëria tashmë shpenzon 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen dhe mbështet objektivin e NATO-s për ta çuar këtë nivel në 5% deri në vitin 2035.

Sipas tij, organizimi i Samitit të NATO-s në Tiranë përbën një vlerësim të rolit të Shqipërisë në Aleancë, ndërsa vendi po përgatitet për fazën e re të zhvillimit të saj, të njohur si “NATO 3.0”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së sqaroi se fondet do të disbursohen vetëm sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pas miratimit nga autoritetet amerikane. Shqipëria do të ketë 48 muaj për të angazhuar fondet, ndërsa kredia parashikon një afat shlyerjeje deri në 12 vjet, me mundësi periudhe grace deri në një vit dhe të drejtën për parapagim pa penalitete.

Në përfundim, Balla u bëri thirrje deputetëve të mbështesin ratifikimin e marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar, duke theksuar se ajo forcon partneritetin strategjik me SHBA-në, rrit kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe konsolidon pozicionin e Shqipërisë si një aleate e besueshme në NATO.

balla marreveshje miratim SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026

Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin, Koroveshaj: Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur   

14:08 / July 27, 2026

Zjarret dhe emergjencat/ Rama: Në fund të vitit Shqipëria do të ketë 3 avionë për shuarjen e zjarreve, propozon pagë ekstra për zjarrfikësit

13:17 / July 27, 2026

Ukraina dhe SHBA përgatisin propozim të ri paqeje për Rusinë

13:08 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.