Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, vetëdorëzohet në polici një personazh i shumëkërkuar

14:40 / July 28, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia është vetëdorëzuar në polici, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas hetimeve të SPAK, personi me iniciale N.SH dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe që akuzohet për trafikimin e rreth 8.1 tonëve lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, droga trafikohej nga vende si Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku, me destinacion disa shtete evropiane, përfshirë Italinë, Belgjikën, Holandën dhe Spanjën.

Hetimet për këtë grup kriminal vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.