Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Qeveria ndryshon rregullat në rrugë: Rishikohen kufijtë e shpejtësisë, monitorim me kamera inteligjente në akset kombëtare

14:44 / July 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1660826388 WhatsAppImage20220818at2.28.35PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria po përgatit një paketë të re masash për rritjen e sigurisë rrugore, e cila parashikon rishikimin e kufijve të shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe zgjerimin e monitorimit elektronik të drejtuesve të automjeteve përmes kamerave dhe sistemeve inteligjente të lidhura me Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut.

Masat janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planit të saj të veprimit, të publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas dokumentit, gjatë periudhës 2027–2029 do të vendosen kamera për matjen e shpejtësisë dhe sinjalistikë inteligjente në pika të përzgjedhura të rrjetit rrugor, me synim forcimin e kontrollit dhe uljen e numrit të aksidenteve.

Sistemet e reja do të monitorojnë në kohë reale shpejtësinë e mjeteve dhe do të integrohen me qendrën kombëtare të menaxhimit të trafikut. Numri i vendndodhjeve ku do të instalohen kamerat dhe pajisjet inteligjente do të shërbejë si një nga treguesit kryesorë për zbatimin e strategjisë.

Për realizimin e këtij projekti do të angazhohen Autoriteti Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore, institucionet përgjegjëse për transportin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Paralelisht, dokumenti parashikon edhe rishikimin e kufijve aktualë të shpejtësisë, të cilët do të përshtaten sipas parimeve të “Qasjes së Sistemit të Sigurt”, duke marrë në konsideratë karakteristikat e rrugës, nivelin e mbrojtjes që ofrojnë automjetet dhe aftësinë e trupit të njeriut për të përballuar pasojat e një përplasjeje.

Kufijtë e rinj do të përcaktohen në bazë të nivelit të rrezikut për çdo segment rrugor, ndërsa në zonat urbane strategjia parashikon masa shtesë për qetësimin e trafikut, veçanërisht pranë shkollave dhe zonave me lëvizje të dendur të këmbësorëve.

Dokumenti parashikon gjithashtu monitorimin e përqindjes së automjeteve që respektojnë kufijtë e shpejtësisë në kushte trafiku të lirë. Ky indikator do të përdoret për të vlerësuar efektivitetin e masave të reja, si dhe për të orientuar kontrollet e Policisë Rrugore dhe fushatat ndërgjegjësuese për sigurinë në rrugë.

Monitorim plan masash Qeveria shpejtesia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër e Jabukë

22:41 / November 3, 2026

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Promovimi i romanit të Ben Blushit si një miting: Politika, arti dhe personazhet VIP mbushin sallën

20:19 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.