Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kontrolle në det gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës gjobit 20 mjete lundruese për shkelje të rregullave

14:52 / July 29, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia sd 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Kufitare e Sarandës ka vijuar kontrollet në hapësirën detare për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë gjatë sezonit turistik, me fokus të veçantë mjetet lundruese turistike, skafet dhe jet ski-t.

Në kuadër të planit operacional të zhvilluar nga strukturat policore, kontrollet janë përqendruar në zonën detare nga Qeparoi deri në Katoet, ku gjatë këtij sezoni operojnë rreth 350 mjete lundruese turistike aktive.

Gjatë verifikimeve të kryera deri më tani, Policia Kufitare ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe ka vendosur 20 masa administrative, me vlera të ndryshme në varësi të problematikave të konstatuara.

Shkeljet lidhen kryesisht me mosmbajtjen e dokumentacionit të mjetit në bord, mungesën e jelekëve të shpëtimit për udhëtarët, si dhe mungesën e pajisjeve të ndihmës së shpejtë dhe elementëve të tjerë të detyrueshëm të sigurisë.

Në operacion janë angazhuar 7 mjete lundruese të Policisë Kufitare, përfshirë skafe dhe jet ski, si dhe 32 efektivë shtesë, përveç forcave të angazhuara në shërbimet e përditshme.

Policia Kufitare bën me dije se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë në det dhe respektimin e rregullave nga përdoruesit e mjeteve lundruese.

kontrolle mjete lundruese sarande sezon turistik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër e Jabukë

22:41 / November 3, 2026

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Promovimi i romanit të Ben Blushit si një miting: Politika, arti dhe personazhet VIP mbushin sallën

20:19 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.