Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 9a999dae30e9e780dae0480818ba7876
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siguria publike, mbarëvajtja e sezonit turistik dhe menaxhimi i situatave të zjarreve kanë qenë në fokus të takimit që ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi me 12 prefektët e qarqeve të vendit.

Gjatë mbledhjes u diskutuan prioritetet e punës për muajt në vijim, ndërsa ministri kërkoi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë në terren, me synim reagim më të shpejtë dhe zgjidhje efektive për problematikat që prekin qytetarët.

Vëmendje të veçantë mori funksionimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike. Lamallari u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të angazhohen më shumë në punën e tyre, duke theksuar se sfidat aktuale kërkojnë koordinim të vazhdueshëm, reagim në kohë dhe rezultate konkrete, jo administrim rutinë.

Ministri nënvizoi se besimi i qytetarëve ndaj institucioneve lidhet drejtpërdrejt me sigurinë që ata ndiejnë në jetën e përditshme dhe me cilësinë e shërbimeve që marrin, ndaj çdo strukturë shtetërore duhet të përmbushë me përgjegjësi detyrat e saj.

Në përfundim të takimit, Lamallari vlerësoi rolin e prefektëve si përfaqësues të Qeverisë në territor dhe si hallkë kyçe në koordinimin e institucioneve, për zbatimin e politikave publike dhe garantimin e rezultateve konkrete në shërbim të qytetarëve.

Ministri Lamallari prefektet e qarkut sezon turistik siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

11:38 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.