Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga plani për të “privatizuar” Kupën e Botës: Infantino nuk është më i besueshëm, të rindërtojmë institucionin

12:58 / August 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uefa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

FIFA u tërhoq nga plani për të shitur 20 për qind të të drejtave komerciale të Kupës së Botës te privati. Kjo gjë është pritur mirë nga UEFA, me organin evropian të futbollit që nuk e ka zbutur inatin me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino. Në reagimin e UEFA-s mund të lexohet nëpër rreshta se këta të fundit kërkojnë një president tjetër në vend të Gianni Infantinos, duke i kujtuar se ka dështuar të mbajë premtimet e dhëna.

Reagimi i UEFA-s:

UEFA mirëpret vendimin e FIFA-s për të tërhequr planin e saj për të shitur një pjesë të aksioneve të garave të saj, përfshirë edhe Kupën e Botës, në duart e investitorëve privatë.

Ky propozim u refuzua njëzëri nga federatat kombëtare të UEFA-s, si dhe nga shumë federata e konfederata të tjera në të gjithë botën, të cilat kanë detyrën të mbrojnë futbollin.

UEFA falenderon të gjithë tifozët, ligat, klubet, futbollistët, individët, federatat dhe konfederatat që kundërshtuan këtë nismë, së bashku me kryeministrat, krerët e shteteve dhe analistët e shumtë që i treguan presidentit të FIFA-s se futbolli nuk është në shitje.

Nuk mund të vazhdohet më me plane sekrete të përshpejtuara, të hartuara nga persona anonimë dhe me përfitime të dyshimta për futbollin. Duhet të identifikohen përgjegjësit dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Është e drejtë që, gjatë ditëve dhe javëve në vijim, UEFA të punojë me federatat e saj anëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me konfederatat e tjera për të analizuar se si u arrit deri këtu dhe për të hartuar një plan që të sigurojë se një situatë e tillë nuk do të përsëritet më. Ky rishikim duhet të jetë i plotë dhe themelor. Asnjë mundësi nuk duhet të përjashtohet. Drejtimi aktual i FIFA-s jo vetëm që ka humbur besimin e UEFA-s, por edhe atë të shumë anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit.

Kur Gianni Infantino kërkoi besimin dhe votat e federatave anëtare të FIFA-s për t’u zgjedhur president në vitin 2016, ai deklaroi:

“Sigurisht që duhet të jemi transparentë. Kështu kam qenë gjatë 15 viteve të fundit të jetës sime në UEFA. Ju do të duhet të merrni pjesë çdo ditë në jetën e FIFA-s.”

Më pas ai u tha të pranishmëve:

“Paratë e FIFA-s janë paratë tuaja. Nuk janë paratë e presidentit të FIFA-s. Janë paratë tuaja. Ju jeni federatat kombëtare dhe fondet e FIFA-s duhet të shërbejnë për zhvillimin e futbollit dhe për asgjë tjetër.”

Për të dyja këto premtime, ai ka dështuar t’i mbajë. Marrëveshja e paqartë, e përgatitur në prapaskenë dhe që u përpoq ta impononte, ishte gjithçka tjetër përveçse transparente.

Dhe, me rezervat financiare të FIFA-s që aktualisht tejkalojnë 5 miliardë dollarët, ai gjithashtu ka dështuar të përdorë fondet e federatave për të mirën e futbollit.

UEFA do të nisë menjëherë punën me partnerët dhe aktorët e futbollit në mbarë botën për të propozuar një mënyrë të re të shpërndarjes së burimeve përmes programit ekzistues FIFA Forward.

Duhet të fillojmë të përdorim një pjesë të këtyre fondeve, që aktualisht qëndrojnë të pashfrytëzuara në llogaritë bankare të FIFA-s, për t’i dhënë zhvillimit të futbollit bazë dhe futbollit në përgjithësi shtysën që i nevojitet në secilin prej 211 vendeve anëtare të FIFA-s. Por për ta bërë këtë nuk kemi nevojë të shesim “argjendarinë e familjes”, pra pasuritë më të çmuara të futbollit.

Kjo është një fitore për të gjithë futbollin. Por nuk duhet të jetë fundi i kësaj historie. Propozimi është tërhequr. Tani sapo ka nisur detyra shumë më e rëndësishme, rindërtimi i besimit te FIFA.

fifa infantino mirepret terheqjen uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përgënjeshtrohen zërat për dasmën e Cristiano Ronaldos, ende nuk është caktuar data

17:07 / July 30, 2026

Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës

11:59 / July 28, 2026

Lazio vihet në lëvizje për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar në krye të listës së merkatos

16:47 / July 27, 2026

Mbappe thyen heshtjen pas Botërorit

16:19 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.