Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje

12:25 / August 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë si të dyshuar se do të kryenin një vrasje. Arrestimet kanë ndodhur pranë një lokali në fshatin Gjashtë, ku dy prej tyre kishin zënë pritë, me armët gati në një zonë pa ndriçim. Pikërisht ky ka qenë momenti kur Sidorel Moriseni 32 vjeç dhe Alfred Kaja 26 vjeç, janë kapur në flagrancë.

3 të tjerët, Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç dhe Franko Bobja 21 vjeç, janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. Të gjithë të arrestuarit janë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia ka dyshime të forta që kanë shkuar për të ekzekutuar një person, megjithatë të arrestuarit, të marrë në pyetje, nuk kanë pranuar që të flasin përpara hetuesve.

Sipas burimeve, ata ndodheshin të ndarë në dy makina dhe në një moment sapo kanë ndaluar, Moriseni e Kaja po shihnin armët kur në atë moment është ndërhyrë nga policia për t’i arrestuar. Të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti.

Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo.

Nga operacioni janë sekuestruar 2 pistoleta, municion, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Të arrestuarit

Sidorel Moriseni 32 vjeç, banues në Tiranë

Alfred Kaja 26 vjeç, banues në Kavajë

Vonis Poka 31 vjeç, banues në Tiranë

Vitrin Hoxha 20 vjeç, banues në Kavajë

Franko Bobja 21 vjeç, banues në Kavajë

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.

Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:

S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;

A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:

V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;

V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;

F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

5 arrestuar lokali prite sarande Vrasje zene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.