Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kërkoi ndihmë për të mos humbur postin në FIFA? Infantino kundërsulmon: Gjithçka është e trilluar

15:18 / August 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infantino trump1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bota e futbollit në ditët e fundit ka pasur në qendër të vëmendjes situatën e Xhani Infantinos, presidentit të FIFA-s, i cili dështoi në tentativën e tij për të shitur pjesë të Kupës së Botës te investitorë privatë. Zërat për largimin e tij janë shtuar dhe në ditën e fundit, media të njohura ndërkombëtare shkruan se ai i kishte kërkuar ndihmë presidentit të SHBA, Donald Tramp, si dhe Sekretarit të Shtetit, Marko Rubio, për ta mbështetur që të ruante postin.

Por sot, Infantino është kundërpërgjigjur nëpërmjet FIFA-s për këto aludime. Duke përdorur rrjetet sociale të organizatës, ka ardhur edhe reagimi i parë i tij.

“Presidenti i FIFA-s nuk e ka telefonuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara ose ndonjë pjesëtar të administratës së tij në ditët e fundit. Kjo është plotësisht e trilluar”, shkruhej në reagimin e FIFA-s që i drejtohej artikullit të publikuar nga gazeta britanike “The Times”.

Ndërkohë, “New York Post”, ka marrë një përgjigje për artikullin me një temë të njëjtë ku diskutohej se ai ndjente postin e tij në rrezik dhe ishte përpjekur të kontaktonte me zyrtare të administratës së SHBA, duke organizuar një takim me Sekretarin e Shtetit, Marko Rubio.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi publikisht se nuk kishte plane për një telefonatë apo takim mes Rubios dhe Infantinos. Dilan Xhonson, Ndihmës Sekretar për Çështjet Globale, shkroi në “X”. “Nuk ka plane që Sekretari Rubio të flasë me Infantinon dhe nuk ka asnjë telefonatë këtë mëngjes. “New York Post” duhet të kontrollojë burimet e tij ose duhet të na kishin pyetur drejtpërdrejt”, ishte reagimi i zyrtarit amerikan.

fifa infantino kundersulmon postin trilluar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Federata Angleze tërheq mbështetjen për Infantinon, shtohet presioni ndaj presidentit të FIFA-s

12:41 / August 3, 2026

Nis fushata “Infantino Ik”/ Pritet “luftë civile” në FIFA për postin e presidentit

14:22 / August 2, 2026

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga plani për të “privatizuar” Kupën e Botës: Infantino nuk është më i besueshëm, të rindërtojmë institucionin

12:58 / August 1, 2026

Përgënjeshtrohen zërat për dasmën e Cristiano Ronaldos, ende nuk është caktuar data

17:07 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.