Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkon më shumë kohë për marrëveshjen, deputetja e AAK-së e qëllon me vezë

12:51 / August 8, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka nisur punimet e seancës, duke ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të paraqesë propozimin për kryetar të Kuvendit.

Në fjalën e tij, Kurti tha se takimet dhe komunikimi i tij, në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Vetëvendosjes, kanë vijuar, por deri më tani nuk është arritur një marrëveshje.

“Takimet dhe komunikimi i imi si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Vetëvendosjes, kanë vazhduar dhe nuk kemi marrëveshje. Në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet, kërkojmë më shumë kohë”, deklaroi Kurti, raporton korrespondentja e Top Channel në Prishtinë, Leonita Bajrami.

Pas fjalës së Kurtit, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, është afruar dhe ka nisur të qëllojë me vezë në drejtim të kryetarit të Vetëvendosjes.

Situata është tensionuar më tej, teksa deputetët e grupeve të ndryshme politike janë ngritur në këmbë dhe kanë nisur shtyrjet fizike.

Për shkak të tensioneve në sallë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vendosur ta ndërpresë atë.

kaos Kosove kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së dyqanit të Noizyt, policia nis hetimet

14:40 / August 8, 2026

Kurti pas tensioneve në Kuvend: “Duhet të shmangim zgjedhjet e reja, partitë të takohemi dhe të arrijmë marrëveshje”

13:36 / August 8, 2026

Kriza e migracionit në Ceuta, BE kritikon Meta dhe TikTok për dezinformim në rrjetet sociale

12:59 / August 8, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.