Mbërrin në gjykatë Kristian Sterjo 20 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo ndaj të cilit do të zhvillohet në gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë është sjellë nën masa të shtuara sigurie.
Sterjo akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, dhe municionit.
