Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, një çift i ri është përfshirë në një konflikt, gjatë të cilit bashkëshorti dyshohet se ka goditur gruan me një mjet prerës, tip sqepar, në pjesën e ballit.
E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore dhe kryesisht në pjesën e ballit.
Ndërkohë, Policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij. Në polici po merret në pyetje edhe gruaja e dhunuar, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konflikt.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.
