Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8743 1200x800 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet të degradojë apo të shembet për shkak të pamundësisë financiare, neglizhencës apo mungesës së ndërhyrjes nga pronarët. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka nisur zbatimin e një mekanizmi të ri institucional, që i hap rrugë ndërhyrjes së shtetit në pasuritë kulturore private që ndodhen në rrezik.

Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se puna administrative dhe teknike ka nisur tashmë, me fokus të veçantë te banesat historike që paraqesin probleme strukturore dhe rrezik shembjeje.

“Asnjë objekt banimi monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit”, deklaroi Gonxhja, duke argumentuar se këto ndërtesa, edhe kur janë në pronësi private, mbartin një vlerë që shkon përtej interesit individual apo familjar.

Sipas ministrit, banesat monument kulture janë pjesë e kujtesës dhe identitetit të komuniteteve dhe përfaqësojnë historinë, traditën dhe arkitekturën e vendit. Për këtë arsye, mbrojtja e tyre konsiderohet një interes publik dhe jo vetëm një detyrim i pronarit.

90 banesa në rrezik në Gjirokastër

Një nga zonat ku problematika është më e dukshme është Qendra Historike e Gjirokastrës. Në këtë zonë numërohen 390 banesa monument kulture, ndërsa rreth 90 prej tyre janë evidentuar me problematika që paraqesin rrezik për degradim apo shembje.

Përballë kësaj situate, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ka nisur evidentimin e detajuar të rasteve dhe përgatitjen e projekteve të ndërhyrjes.

Procesi do të përfshijë dokumentimin e gjendjes së çdo pasurie, vlerësimin teknik dhe hartimin e projekteve e preventivave përkatëse. Më pas, ndërhyrjet do të ndiqen përmes procedurave të përcaktuara nga legjislacioni për trashëgiminë kulturore.

Shteti ndërhyn, por pronari nuk përjashtohet nga përgjegjësia

Mekanizmi i ri nuk synon të zëvendësojë pronarin dhe as të cenojë të drejtën e pronësisë private. Qëllimi është krijimi i një instrumenti që lejon shtetin të veprojë kur mosndërhyrja rrezikon të shkaktojë dëme të pakthyeshme ndaj një pasurie të mbrojtur.

Formula e ndërhyrjes do të përcaktohet në varësi të statusit të monumentit, natyrës dhe përmasës së punimeve, si dhe vlerës së preventivit. Në këtë proces do të përcaktohet edhe pjesa e financimit që lidhet me mbrojtjen e vlerës kulturore, krahas detyrimeve që i takojnë pronarit apo poseduesit.

Kjo qasje synon të adresojë një prej problemeve më të ndjeshme të trashëgimisë kulturore shqiptare: faktin që një pjesë e konsiderueshme e monumenteve private mbeten të pambrojtura, jo gjithmonë për shkak të neglizhencës, por edhe për shkak të kostove të larta të restaurimit.

“Qëllimi është që të mos kemi më shtëpi monument kulture që degradohen apo rrëzohen dhe të mos rrezikojmë t’i humbasim përgjithmonë”, tha Gonxhja.

Nga evidentimi te kantieret e para

Sipas ministrit, procesi ka hyrë tashmë në fazën administrative dhe teknike. Pas përfundimit të dokumentimit dhe procedurave të nevojshme, ndërhyrjet e para konkrete dhe hapja e kantiereve të para pritet të nisin në fillim të vitit 2027.

Nisma pritet të ketë rëndësi të veçantë për qytete si Gjirokastra, ku banesat historike nuk janë thjesht objekte arkitekturore, por pjesë e një peizazhi urban që ka marrë status të posaçëm mbrojtjeje.

1143ab8f 78f1 443f b614 3fedbdf9748c

Gjirokaster gonxhe monument kulture nderhyrje shteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Zjarret në vend, Mbrojtja: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra, 5 ende aktive

10:05 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.