Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshsf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur qëndrim të ashpër pas asaj që e quajti “incident të rëndë të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka goditur fizikisht një prej asistentëve të arbitrit të ndeshjes”.

“Një akt i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe nuk ka asnjë vend në futbollin shqiptar. Dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes përbën një cenim të rëndë të integritetit të garës dhe të vetë vlerave të sportit. Përgjegjësia e drejtuesve të klubeve është edhe më e madhe. Ata duhet të jenë shembull i korrektësisë dhe respektit ndaj kundërshtarit, arbitrave dhe institucioneve të futbollit, pavarësisht tensionit të një ndeshjeje apo pakënaqësisë ndaj vendimeve të arbitrimit”, lexohet në njoftimin e FSHF-së.

Federata shton se “organet kompetente disiplinore të FSHF-së do të procedojnë në përputhje me rregulloret në fuqi dhe në pavarësi të plotë në marrjen e vendimeve përkatëse”.

“FSHF do të mbrojë me vendosmëri arbitrat dhe çdo zyrtar të ndeshjes nga dhuna, kërcënimet dhe presioni. Mund të ketë debate, kritika dhe kundërshtime për vendimet e arbitrimit, por ekziston një vijë që askush nuk mund ta kalojë: dhuna fizike. Në futbollin shqiptar nuk mund dhe nuk do të ketë tolerancë për akte të tilla, pavarësisht emrit, klubit apo pozicionit të personit që i kryen“, lexohet më tej në njoftim.

displina elbasani-vllaznia FSHF incidenteve reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.