Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret në vend/ 5 vatra vijojnë të jenë aktive, Situata më problematike në Dajt

12:08 / August 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret 280824 home 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 09:00 në territorin e vendit janë raportuar 31 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 5 nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Situata më problematike vijon në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku zjarri mbetet aktiv. Sot operacioni vijon me 15 forca zjarrfikëse, 9 forca të AdZM dhe 20 efektivë të FA. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Vajkal, Lundre dhe Ballenjë, ndërsa vatra në Sllatinë është izoluar dhe mbahet nën mbikëqyrje. Në Vajkal vijon operacioni me 38 forca të MZSH dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Lundre do të angazhohen sot 20 efektivë të FA. Në të gjitha këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në brezin Bershi–Kurdari–Patinë, bashkia Klos, vijojnë të jenë aktive dy vatra zjarri, në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

Në qarkun Korçë, situata në “Qafën e Lugut”, Vithkuq, raportohet nën kontroll dhe zona mbahet nën mbikëqyrje. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Durrës, zjarri në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, i cili u vu nën kontroll gjatë ditës së djeshme, është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së strukturave vendore dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, disa vatra të tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qarqet Tiranë, Durrës, Berat, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Vlorë dhe Korçë janë shuar plotësisht ose nuk paraqesin rrezik, ndërsa strukturat vijojnë monitorimin në zonat ku është e nevojshme.

Ministria e Mbrojtjes vatra aktive zjarret ne vend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kurti dhe Abdixhiku drejt marrëveshjes për presidentin? Në pikëpyetje votat në Kuvend

13:01 / August 31, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar socialist, në fokus “Besa” dhe sfidat e mandatit

12:37 / August 31, 2026

Viti i ri arsimor / Hoxha: 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, gjuha shqipe në themel të trashëgimisë sonë

12:33 / August 31, 2026

Begaj pret ambasadoren e re të Holandës: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.