Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Debate gjatë mbledhjes së KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përjashtim: Hajde shohim diplomat

18:55 / September 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një situatë e pazakontë është krijuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa vijon procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

githçka nisi në mbledhjen e kaluar të KLP-së, kur kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Ylli Pjeternikaj, kërkoi përjashtimin e Vat Stakës nga procedura.

Pas kësaj, kërkesat vijuan njëra pas tjetrës. Vat Staka kërkoi përjashtimin e Zeqir Hodës, Hoda kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit, ndërsa Stojani kërkoi përjashtimin e kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së ditës së sotme, Stojani ka debatuar me Bogdanin, ndërsa janë përplasur me njëri-tjetrin edhe për çështjen e formimit.

Stojani i ka thënë kryetares se ajo ka probleme me formimin, ndërsa Bogdani i është kthyer duke iu vetëofruar për t’i parë kualifikimet e saj akademike, duke e sfiduar me diplomat, mesataren dhe kualifikimet.

Pjesë nga debati:

Stojani: Unë i qëndroj kërkesës që kam depozituar. Ti ke tejkaluar kompetencat e tua, zonja kryetare, ke favorizuar në mënyrë joobjektive dhe të njëanshme. Ndiq procedurën, mos më bëj thirrje morale.

Bogdani: Unë marr kërkesat dhe kaq, nuk bëj morale. Unë nuk e kuptoj pse duhet të nisim nga kërkesa e fundit, pse nga e treta dhe jo nga e para.

Stojani: Unë e di që ti ke probleme me formimin, po…

Bogdani: Nëse unë kam probleme me formimin, hajde hapim diplomat e universitetit dhe shohim që nga masterat, formimin, kualifikimet dhe e shohim kush ka probleme me formimin. Shihni njëherë formimin tuaj dhe pastaj hajde flasim.

Stojani: Keni një kuadër ligjor, merreni në shqyrtim.

debate KLP mbledhje peejashtim stojani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 600 të rinj zgjedhin Fakultetin e Drejtësisë

16:38 / September 3, 2026

Kërcënimet e pretenduara nga biznesmeni në Vlorë, reagon policia: Në automjetin e aksidentuar ishin tre persona, u gjet edhe një pistoletë

14:54 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.