Një çantë e dyshimtë e konstatuar në rrugën përballë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka alarmuar policinë këtë mëngjes.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje janë thirrur ekspertët, të cilët kanë kryer verifikimet e nevojshme për të përcaktuar përmbajtjen e çantës dhe për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm.
Pas kontrollit, është konstatuar se çantë ishte bosh dhe nuk përbënte asnjë rrezik.
Pavarësisht se situata rezultoi pa pasoja, autoritetet zbatuan procedurat e sigurisë, duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e objektit dhe garantimin e sigurisë në zonë.
