Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1eb744904eef259e134d771f03831f32 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të zgjasin me dy muaj armëpushimin tregtar mes dy vendeve, duke shtyrë afatin e marrëveshjes së mëparshme deri më 10 janar.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant, i cili tha se zgjatja do t’u japë Uashingtonit dhe Pekinit më shumë kohë për të vijuar negociatat dhe për të shqyrtuar mundësi të mëtejshme bashkëpunimi në fushën ekonomike.

Marrëveshja e mëparshme për uljen e tensioneve tregtare ishte parashikuar të skadonte më 10 nëntor. Megjithatë, të dyja palët kanë vendosur të mbajnë pezull përshkallëzimin e ri të masave ekonomike, ndërsa vijojnë bisedimet.

“Ne ramë dakord sot të zgjasim uljen e tensioneve ekonomike midis dy vendeve tona, e cila ishte caktuar të përfundonte më 10 nëntor, në mënyrë që të kemi më shumë kohë për të parë se çfarë mund të bëjmë në frontin ekonomik”, deklaroi Bessant në një intervistë për Fox News.

Zgjatja e armëpushimit tregtar u njoftua në një moment të rëndësishëm diplomatik, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump priti personalisht Presidentin kinez Xi Jinping në Shtabin e Përbashkët të Ushtrisë pranë Uashingtonit, në kuadër të vizitës shtetërore të liderit kinez.

Takimi mes Trump dhe Xi pritet të përfshijë diskutime mbi marrëdhëniet tregtare, tarifat, lëndët e para kritike dhe rivalitetin teknologjik mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

armepushim Kina marreveshje SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.