Grupet kriminale kishin shtrirë aktivitetin në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik.
Shpërndarësit dyshohet se furnizonin me lëndë narkotike edhe persona të mitur. Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi”, kishte rolin e furnizuesit, sipas hetimeve. Ai rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen.
Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje.
