Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Gazetari: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin…

22:40 / September 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha në një studio televizive ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e emërimit dhe funksionimit të drejtimit të SHISH, duke e vendosur përgjegjësinë te kryeministri Edi Rama.

“Ti e nise me pyetjen, e kujt është përgjegjësia. Është e atij që erdhi në Rinas. Ne e dimë shumë mirë, aq sa e njohim, ai nuk e jep dorëheqjen. Sa më shumë të shtohen skandalet, ai nuk e jep dorëheqjen. Përgjegjësia thashë është e kryeministrit, atë zonjën e ka patur këshilltare dhe e vuri të SHISH.

 Tha se nuk flas direkt. Shërbimi sjell informacion dhe ti thua vlen apo jo. E kur diçka nuk shkon, thua çfarë po ndodh. Jemi në NATO dhe kemi objektivat që vijnë. Dhe kemi objektivat tona”,tha Hoxha.

Sipas gazetarit, Vlora Hyseni ka prishur piramidën drejtuese të SHISH dhe kur Ergys Agasi pati pushtet, ra numri i vrasjeve.

Gjatë shërbimit të vet nuk kishte një dysh. Ndërsa Ergysi nuk është as biznesmen dhe as gangster. Është nga një familje shumë e mirë. U vendos të kishte një pikë mes krimit dhe shtetit, Gysi nuk vlen një lek pa e mbështetur ata poshtë dhe imunitetin nga ai lart.

Kur del avokati i vet thotë që zyrtarisht nuk ka patur asnjë rol zyrtar. Miratim nga lart dhe propozim nga poshtë. Kur flet me Gysin ki parasysh se është një strukturë nga pas. Ra numri i vrasjeve, pse? Se ai kishte pushtet. Nga i buron kjo fuqi? Koordinatori i tretë mes krimit dhe shtetit”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, Vlora Hyseni e ka marrë pasaportën shqiptare në vitin 2016.

 “Ka ardhur një listë nga Kosova dhe mes 10 personave ka qenë dhe ajo. Nuk i ka plotësuar kushtet, por i është dhënë për një arsye shtetërore. Para se të bëhej nën drejtoreshë në Kosovë. Kur u ndryshua pushteti në Kosovë.

Ca kriteri kishim ne? Kryeministri e mori këshilltare, edhe aty ka kritere. Ky vend ka plot njerëz të shkolluar brenda dhe jashtë për të qenë në atë pozicion. Zgjedhje direkte nga kryeministri. Duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ndoqe kriteret dhe nuk pyete askënd. Aty u njoh me Agasin, se ai punonte në kryeministri”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se Hyseni kur u bë drejtoreshë nuk pati një të dytë dhe bënte takime me ato të krimit të organizuar.

“Pse shkoi zonja Hyseni në këtë lloj historie? Kur u bë drejtoreshë e Shërbimit nuk la numër dy, krijoi një lidhje direkte dhe bënte tre takime në ditë me një nga shefat kryesorë që merrej me krimin e organizuar. Pse me krimin e ortganizuar dhe pse duhej kaq shpesh ky kontakt?  Krijoi një rreth të ngushtë. Mori sekretaren e bëri direkt këshilltare. Ajo në shërbim shmangu komunikimin standard”, tha Hoxha.

komunikim Kosova shish shmang vlora hyseni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh”/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë vlerëson vendin, Rama ndërhyn me humor: “Mos e zgjat, kam një takim me gjermanët”

11:26 / September 28, 2026

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 2026

“Shqipëria e do Bashkimin Evropian”/ Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

11:18 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.