Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1791286581 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike pretendon se kompania shtetërore KAYO është përdorur si mekanizëm për t’u kaluar partnerëve privatë prona shtetërore dhe fonde publike në industrinë ushtarake, pa transparencë dhe pa u provuar, sipas saj, plotësimi i kritereve financiare, teknike dhe të sigurisë.

Kreu i PD, Sali Berisha e cilësoi këtë një skemë të ngritur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pretendoi se kompanitë e lidhura me biznesmenin Ron Yeffet kanë përfituar deri tani 45 milionë euro nga fondet publike si dhe prona shtetërore.

“Se në një skemë mafioze të ndërtuar nga Edi Rama, të mbështetur fuqimisht nga Edi Rama me ligje, me vendime, Roni Yeffet, de facto kompanisë së tij, nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë, nga paratë e tyre, i janë dhënë gjer sot 45 milionë euro. I janë dhënë gjer sot dhjetëra milionë euro pronë shtetërore”, thotë Berisha.

PD pretendon se partnerët privatë të KAYO-s nuk plotësojnë kriteret e vendosura për kapitalin dhe investimet, ndërsa kërkon të dijë mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur dhe si u kaluan në dispozicion të tyre prona publike.

“Ky grup mafiozësh shkon dhe plaçkit prona private të qytetarëve shqiptarë në Zall Herr, prona të fituara me të gjithë dokumentacionin, dhe ua marrin familjeve pronat duke u thënë se janë të shtetit. Historia është shumë interesante, e turpshme. Fillon në mënyrë identike si historia e sterilizimeve me një gërshërë të thyer dhe pinca të ndryshkura. Kësaj here fillon me një podcast, ku një zonjë, që do ta quajmë tani e tutje Miss Autoblindi ose Arjeta Puca, dëshmon në studion e podcast-it të Edi Ramës se ajo bën mrekullira, se ajo prodhon makineri ushtarake të klasit ndërkombëtar, midis tyre edhe autoblinda.

Fill pas shfaqjes televizive të Ramës, njëlloj si në sterilizimet me pincat e ndryshkura dhe gërshërët e thyera, Miss Autoblindi na del në Kashar me një autoblind, makineri për ushtrinë dhe zotohet se ajo do të armatosë ushtrinë shqiptare. Pas kësaj, Edi Rama miraton ligje dhe vendime për të ndërtuar këtë skemë piramidale të tmerrshme, por kësaj here kryekëput në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Kompania e famëziut Ardi Veliu, që u krijua për këtë qëllim, shpejt bashkohet me Roni Yeffet duke i dhënë atij 80 përqind të aksioneve, aksione të cila të bazuara në fonde publike dhe pronë shtetërore. Imagjinoni ju, Roni Yeffet brenda natës bëhet pronar i të gjitha ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë apo në ish-kombinatin e traktorëve, bëhet pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

Bëhet pronar i tokave që plaçkisin në privat. Që të gjitha shartimet që kanë bërë njëri me tjetrin me kompani të ndryshme nga më absurdet, duke shitur kompani me 1 euro, kompani me kapital 1.5 euro. I gjithë rrjeti i kompanive është në kundërshtim flagrant me standardet e përcaktuara për kompani të kësaj fushe. Kompani me 1 euro, e cila sipas ligjit duhet të ketë 20 milionë euro kapital.

Dhe Piro Vengu deklaronte se kontratat i shqyrton komiteti i mbrojtjes, i cili kryesohet nga Padrinoja. E vërteta është se vendi ka një komitet mbrojtje, i kryesuar nga kryeministri dhe i përbërë nga disa ministra, por e vërteta është se ministrat i kontrollonte Roni Yeffet dhe Edio Rama. Prandaj kompanitë e rrjetit janë që të gjitha pa asnjë kriter, me një kriter të vetëm, të vjedhim, të vjedhim, të vjedhim”, tha Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si ideator të skemë dhe tha se të gjitha materialet që kanë në dispozicion do t’ia dërgojnë partnerëve ndërkombëtar si edhe SPAK-ut, i cili ka nisur tashmë një hetim kryesisht.

“Të gjitha provat tona do t’i dorëzojmë në institucionet, në SPAK, por do i dërgojmë edhe në institucionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe partnerëve tanë.  Imagjinoni ju, në një akt bujarie, miqësie dhe mbështetje, para dy muajsh Kongresi Amerikan miratoi 300 dollarë kredi për ushtrinë shqiptare, për mbrojtjen e Shqipërisë. Në qoftë se këto do të përfundonin në duart e zeza të Roni Yeffet dhe Edi Ramës, se s’di ç’të bëhej me to. Ne do të informojmë të gjitha ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vetë aleancën. E pakonceptueshme kjo, ky trajtim”, vijoi Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.