Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhuna, paralajmërimi i ‘Shtëpisë së Bardhë’/ Trump: Masa të forta për vendosjen e rendit, mbyllje kufijsh

12:08 / October 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
epa 6ad49a5ba15d 1792318043
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protestat, përplasjet me policinë dhe dëmtimet e pronës kanë rikthyer tensionet në Francë dhe Itali. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj situatës në Francë, duke kërkuar masa të forta për rivendosjen e rendit dhe sigurisë.

“Franca po digjet!” Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në platformën Truth Social, ku ka komentuar pamjet e trazirave të raportuara në Francë. Trump u ka bërë thirrje autoriteteve franceze të marrin situatën nën kontroll dhe ka kërkuar mbylljen e kufijve.

Demonstratat janë raportuar në disa qytete franceze, përfshirë Parisin, Lionin, Marsejën dhe Bordonë. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësi për kushtet ekonomike dhe sociale, ndërsa në disa zona tubimet janë shoqëruar me përplasje me policinë, djegie automjetesh dhe dëmtime të pronës.

Përshkallëzimi i situatës është shoqëruar me arrestime masive. Sipas autoriteteve rreth 2500 persona janë arrestuar në Francë, ndërsa incidentet kanë lënë edhe efektivë policie dhe qytetarë të plagosur.

Kryeministri francez, u ka kërkuar autoriteteve vendore të zbatojnë kufizime të pjesshme të lëvizjes, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës publike e private.

Masat prekin disa prej qyteteve kryesore të vendit. Në disa zona të Parisit është raportuar vendosja e orës policore, nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Në Lion janë ndaluar grumbullimet në rrugë, ndërsa në Marsejë janë kufizuar tubimet dhe demonstratat. Masa të tjera, përfshirë orë policore për të miturit, janë njoftuar edhe në Nicë dhe në disa qytete të veriut të Francës.

Presidenti Emmanuel Macron ka bërë thirrje për qetësi, duke dënuar aktet e dhunës dhe plaçkitjes.

Trazirat nuk janë kufizuar vetëm në Francë. Incidente të rënda janë raportuar edhe në Itali, veçanërisht në Milano, ku përplasjet mes të rinjve dhe policisë kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë lënë efektivë të plagosur.

Në zonën e Via Torinos, një prej rrugëve kryesore tregtare të qytetit, janë raportuar dëmtime të dyqaneve dhe të fasadave të bizneseve, si dhe hedhje të tavolinave e karrigeve në rrugë.

271 persona janë ndaluar në lidhje me trazirat, mes tyre të mitur dhe shtetas të huaj.

Qeveria italiane po shqyrton masa shtesë për forcimin e sigurisë. Kryeministrja Giorgia Meloni ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Matteo Salvini, ka deklaruar se rreth 500 ushtarë të tjerë mund të angazhohen për mbrojtjen e Milanos.

Përtej përplasjeve në rrugë, zhvillimet në Francë dhe Itali ngrenë pikëpyetje edhe mbi rrezikun e luftës hibride, ku pakënaqësitë sociale shfrytëzohen për të nxitur destabilizim dhe për të dobësuar besimin te institucionet.

Përhapja e lajmeve të rreme, manipulimi i pamjeve filmike, publikimi i videove jashtë kontekstit dhe amplifikimi i mesazheve polarizuese në rrjetet sociale janë ndër mekanizmat që po përdoren për të ndikuar opinionin publik dhe për të thelluar përçarjet shoqërore.

Dhuna mbyllje kufijsh Protesta trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Sindikata e Pedagogëve vendos bojkotin e mësimit në universitete: Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin  për dorëheqjen Ramës

13:43 / October 20, 2026

Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit/ Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte

12:25 / October 20, 2026

Një grup pedagogësh, mes tyre dhëndrri dhe vajza e Berishës, i bashkohen protestës, përmbysin karriget e vendosura nga Rama për dialog

12:15 / October 20, 2026

Protestat e dhunshme/ Rama përsërit thirrjen për dialog, nxjerr karriget para Kryeministrisë

09:57 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.