Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit/ Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte

12:25 / October 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 10 20 at 11.16.18 AM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke komentuar dhunën gjatë protestave dhe sulmet ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, kreu i grupit parlamentar socialist dënoi aktet e dhunshme, duke deklaruar se pjesa më e madhe e të lënduarve në Shqipëri janë punonjës policie. “Gjaku i policëve është gjaku i shtetit”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se dëmet e shkaktuara gjatë protestave shkojnë përtej një investimi të zakonshëm në infrastrukturën universitare, ndërsa paralajmëroi se Kuvendi do të vijojë punën për çështjet që lidhen me procesin e negociatave dhe integrimin europian.

Balla u bëri thirrje gjithashtu prindërve që të mos lejojnë, sipas tij, përdorimin e fëmijëve në protesta të dhunshme, ndërsa përshëndeti vijimin e mësimit në shkolla.

“Pakti 2.0 për universitetin është tani. Ditën e enjte votojmë në Parlament një marrëveshje për të investuar më shumë në konvikte. Kushtet sot në konvikte as që krahasohen me kohën kur kemi qenë ne studentë. Gjithë këto dëme që janë bërë deri më sot, shkojnë përtej një investimi për korpusin e universitetit. Në mbledhjen e Grupit të PS ka pasur një mesazh prej kryeministrit, për të vijuar punën e Kuvendit në mënyrë të menjëhershme. Axhenda që lidhet me negociatat dhe me rolin e Kuvendit në këtë proces është shumë intensive. Ditën e enjte janë 3-4 ligje që kanë kaluar nga seanca e kaluar në këtë seancë. Afati i fundit që këto ligje të kalohen është fundi i këtij muaji. Thirrja ime është për dialog. Këtu janë vendosur karriget. Gjithçka është gati. Studentët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Grupi i PS dënon dhunën. Elementi thelbësor këtu është ngritja e dorës kundër Policisë së Shtetit. Sot protesta të ngjashme ka në shumë vende të Europës dhe botës. I vetmi dallim është që nëse në Francë ¾ të lënduar janë protestues, në Shqipëri 2/3 nga ata që janë lënduar janë punonjës policie. Gjaku i policëve është gjaku i shtetit. Nuk duhen lënë që fëmijët të përdoren si mish për top nga axhenda nga jashtë. Lajmi i mirë sot është që në të gjitha shkollat po bëhet mësim. Nuk është pedagog Jamarbër Malltezi”, tha mes të tjerash Balla.

GPS investime ne konvikte marreveshje Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në Tiranë/ Policia: Në 7 ditë, 271 të arrestuar/ Mes tyre 51 persona me precedentë penalë

13:59 / October 20, 2026

Protestat/ Sindikata e Pedagogëve vendos bojkotin e mësimit në universitete: Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin  për dorëheqjen Ramës

13:43 / October 20, 2026

Një grup pedagogësh, mes tyre dhëndrri dhe vajza e Berishës, i bashkohen protestës, përmbysin karriget e vendosura nga Rama për dialog

12:15 / October 20, 2026

Dhuna, paralajmërimi i ‘Shtëpisë së Bardhë’/ Trump: Masa të forta për vendosjen e rendit, mbyllje kufijsh

12:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.