Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 4005c20ce7835f17303d4cc5fcfff1e1212
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Skënder Minxhozi thotë se situata me zgjedhjet në Serbi, është e ndryshme nga ajo në Tiranë, ku po zhvillohen protesta nga studentët. Ai shprehet se në Serbi, studentët patën projekt politik dhe e sfiduan Aleksandër Vuçiç, teksa dhe sheshet mbusheshin plot prej tyre.

Sipas Minxhozit, në kryeqytet, protesta duket një tallava sheshi, dhe askush nuk identifikohet dhe të thotë se çfarë kërkesash ka.

“Unë mendoj se dy janë arsyet, njëra është e vjetër, tjetra e freskët. Arsyeja e vjetër është se opozita në Tiranë është munduar prej vitesh të ndërtojë paralele diskretituese Rama-Vuçiç, si një lloj aleance që i kundërvihet shqiptarëve, paçka se Edi Rama ishte politikani i parë që i kujtoi Vuçiç që Kosova është realitet i pakthyeshëm. Është politikani që më së shumti është përpjekur për të rritur numrin e njohjeve, ka bërë vetë diplomaci personale në favor të Kosovës. Opozita është përpjekur të ndërtojë flirt politik Tiranë-Beograd, që sipas saj është në dëm të shqiptarëve.

Kauza e dytë, është një përkim kozmik, zgjedhje në Serbi mes protestash në Serbi. Me një projekt politik, ndërkohë që këtu kemi tallava sheshi, askush nuk identifikohet dhe nuk thotë çfarë do. Opozita sheh mirazhe, meqë iku Vuçiç në këtë formë, të ikë dhe Edi Rama. Vuçiç kishe oponencë e shesheve që nuk kishte asnjë në lloj krahasimi. Ka pasur dinamikë tjetër. Ne, në qytetin e Tiranës, patëm raste sa veta kishte në shesh. Janë 100 mijë studentë dhe gjimnazistë të regjistruar. Ku janë? Kemi një qytet që është 600 mijë banorë? Flasim për shifra për të rrëzuar qeverinë. Pse duhet të shpallësh si opozitë protestë kombëtare, nuk bëjnë as 3 ose 4 mijë vetë. Ku është paralelizmi këtu?”, theksoi ai.

minxhozi ndryshe Protesta Serbia tallava
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

22:03 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.