Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

11:21 / October 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0204
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Shtetërore e Kadastrës mundëson tashmë përmes portalit e-Albania aplikimin për pajisjen me faturat e parcelës ndërtimore, një hap i rëndësishëm për personat që kanë legalizuar banesën dhe duhet të përmbyllin edhe procedurën që lidhet me tokën ku ajo është ndërtuar.

Aplikimi kryhet online dhe është pa pagesë, ndërsa faturat i dërgohen qytetarit elektronikisht, me vulë digjitale, në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania. Kështu, kërkesa mund të ndiqet përmes portalit, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike.

Faturat nevojiten për të vijuar procedurën e blerjes së truallit, kur parcela është pronë shtetërore dhe plotësohen kushtet ligjore. Pas pagesës, qytetarët mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë së tokës. Procedura ndryshon në varësi të statusit juridik të parcelës.

Sipas VKM-së nr. 446, datë 26.07.2023, për kategori të caktuara parashikohen lehtësi në pagesën e parcelës: 100% përjashtim nga pagesa për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër që plotësojnë kriteret ligjore, si dhe për kategori të caktuara institucionesh e bashkësish fetare; 50% ulje për familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara sipas kategorive të përcaktuara, familjet njëprindërore me fëmijë në ngarkim, dëshmorët dhe familjarët e tyre, si dhe poseduesit që kanë mbushur moshën e pensionit; 30% ulje për poseduesit e ndërtimeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Gjithashtu, për blerjen e parcelës shtetërore mund të përfitohet 20% ulje nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi, si dhe të përdoren bonot e privatizimit për 50% të vlerës, sipas kushteve përkatëse.

Përfitimi nga lehtësitë kushtëzohet nga plotësimi i kritereve ligjore dhe paraqitja e dokumentacionit përkatës. Aplikimi për faturat është pa pagesë dhe dokumenti mund të shkarkohet online në çdo kohë.

Përmes kalimit të këtij shërbimi online, Agjencia Shtetërore e Kadastrës synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në procedurat kadastrale dhe t’u mundësojë ndjekjen e kërkesave në mënyrë më të thjeshtë, pa pagesë për aplikimin dhe pa paraqitje fizike.

fature legalizimi i baneses online truall
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Tiranë/ Ambasadori i OSBE-së: Dhuna është e papajtueshme me demokracinë, duhet dialog mes qytetarëve dhe institucioneve

12:52 / October 28, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit 

12:05 / October 28, 2026

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.