Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Avokati i Popullit: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë

19:21 / October 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përmbushje të misionit kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit ngriti shqetësime lidhur me faktin se Policia nuk ka garantuar të drejtat procedurale për të miturit e ndaluar.

“Në disa raste, të miturit nuk janë mbajtur në dhoma të veçuara, janë intervistuar pa praninë e prindërve ose të psikologëve, si dhe janë marrë në pyetje jashtë orarit ligjor. Po ashtu, në komisariate janë gjetur të mitur me shenja dhune, të cilat ishin të paekzaminuara”, tha Shabani.

Avokati i Popullit përshëndeti faktin se Policia ka reaguar pas raporteve të institucionit, por nënvizoi se këto shkelje duhet të adresohen duke nxjerrë përgjegjësit dhe duke marrë masa që të mos përsëriten më.

Shabani shtoi se Policia duhet të ruajë integritetin dhe besueshmërinë publike, që të mos shihet si një trupë për t’u patur frikë, por si garante e sigurisë publike.

“Kjo betejë mes dhunës së rrugës dhe forcës së shtetit në nivel afatshkurtër mund të fitohet me forcë, por në nivel afatgjatë fitohet vetëm me legjitimitet, dhe për këtë forca duhet të jetë e domosdoshme dhe proporcionale”, tha ndër të tjera Endrit Shabani.

avokati miturve Policia popullit proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kumbaro: Shkollat janë rikthyer në normalitet, nuk do të tolerohen presionet ndaj nxënësve

20:59 / October 30, 2026

Dhoma e Avokatisë merr vendimin: Ndërpritet bojkoti, nga e hëna nisin gjyqet

15:22 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:00 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.