Ditën e sotme Ardit Gjebrea është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me hetimet që po vazhdojnë për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe financimet e ndryshme që ka bërë Bashkia e Tiranës.
Ardit Gjebrea është një nga përfituesit nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet aktiviteteve që ai ka ka zhvilluar.
Mesa duket prokurorët e SPAK i kanë hyrë në themel çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe po zbërthejnë skemat e financimeve që bëheshin në bashki për eventet dhe aktivitetet e ndryshme.
