Kryenegociatorja për integrimin europian, Majlinda Dhuka, ka raportuar në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku ka folur për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, me fokus të veçantë te reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Dhuka u shpreh se raporti njeh konsolidimin e rezultateve të punës së SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Posaçme. Në përmbyllje të fjalës së saj kryenegociatorja theksoi se Shqipëria është në kilometrin e fundit drejt familjes europiane.
“Raporti njeh konsolidimin e rezultateve të punës nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Posacme. Shqipëria është e qëndrueshme, në rrugën e saj të reformës në drejtësi dhe në rezultatet në luftën kundër krimit, korrupsionit, përfshirë atë të nivelit të lartë. Në këtë kuptim diskutimi ka gjithmonë edhe anën e mundësive, dhe të progresit, edhe anën e dertyrave që kemi përpara. Por Shqipëria është në kilometrin e fundit drejt familjes europiane”.
