Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
656c82c2 9cf5 42bd a3ed f225c2fd22cb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Subjektet duhet të paraqesin planbiznes të paktën 5-vjeçar, të provojnë kapacitetet financiare dhe të marrin miratimin e institucioneve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. Aktivitetet ekzistuese do të vijojnë deri në përfundimin e kontratave.

Ushtrimi i aktiviteteve tregtare në zonat publike me vlera arkeologjike, historike, artistike, kulturore dhe peizazhistike do t’u nënshtrohet rregullave të reja, që përcaktojnë kushtet për bizneset, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat e miratimit të tyre.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka miratuar udhëzimin nr. 10, datë 14 tetor 2026, të botuar sot në Fletoren Zyrtare, i cili krijon një kuadër të ri për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në hapësirat publike me rëndësi për trashëgiminë kulturore.

Rregullat përfshijnë jo vetëm pasuritë në administrim të ministrisë dhe institucioneve të saj të varësisë, por edhe ato të administruara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe subjekte të tjera publike ose private.

Synimi është që aktivitetet tregtare të zhvillohen pa cenuar vlerat historike, kulturore dhe peizazhistike, duke garantuar njëkohësisht aksesin e publikut dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Cilat aktivitete tregtare lejohen?

Udhëzimi përcakton katër kategori kryesore aktivitetesh që mund të zhvillohen në këto hapësira.

Kategoria e parë përfshin shitjen e librave, katalogëve, fletëpalosjeve, materialeve audiovizive dhe produkteve të tjera informative që lidhen me trashëgiminë kulturore.

Kategoria e dytë lidhet me tregtimin e suvenirëve, replikave të objekteve historike dhe produkteve artizanale që përfaqësojnë traditat kulturore të zonës.

Një kategori tjetër përfshin shërbimet e pritjes së vizitorëve, informacionin turistik, guidat, asistencën didaktike dhe aktivitetet argëtuese për fëmijët.

Ndërkohë, udhëzimi lejon edhe shërbimet e kafeterisë, shitjen e pijeve dhe ushqimit të shpejtë, me kusht që këto aktivitete të respektojnë kërkesat për mbrojtjen e pasurive kulturore.

Për produktet e suvenirëve dhe botimeve vendosen kritere specifike, duke kërkuar që ato të kenë lidhje me trashëgiminë kulturore që përfaqëson zona përkatëse. Përfshihen edhe produktet e zejtarisë tradicionale, të realizuara me dorë dhe me teknika karakteristike të zonës.

Planbiznes minimalisht 5-vjeçar për subjektet

Një nga kërkesat kryesore të udhëzimit është detyrimi i subjekteve të interesuara për të paraqitur një planbiznes me kohëzgjatje minimale pesëvjeçare.

Dokumenti duhet të përfshijë parashikimin e investimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve që lidhen me aktivitetin e propozuar.

Bizneset duhet të paraqesin gjithashtu planvendosjen e aktivitetit, projektin teknik të ndërhyrjes kur është i nevojshëm, si dhe planin e mirëmbajtjes së hapësirës.

Për t’u kualifikuar, subjektet duhet të jenë të regjistruara dhe aktive, të disponojnë lejet dhe licencat përkatëse, të kenë shlyer detyrimet tatimore dhe të mos jenë në procedura likuidimi apo falimentimi.

Kërkohet gjithashtu dokumentacion mbi përvojën profesionale, kapacitetet financiare dhe eksperiencën në aktivitete të ngjashme.

Një tjetër kusht lidhet me integritetin e subjekteve, pasi udhëzimi vendos kufizime për persona të përfshirë në procedime apo dënime penale në fushën e trashëgimisë kulturore ose të aktivitetit ekonomik përkatës.

Si do të përzgjidhen bizneset? Deri në 60 ditë për vendimmarrjen e këshillave

Subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesë me shkrim pranë ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, së bashku me dokumentacionin e kërkuar.

Pas dorëzimit të dosjes, struktura përgjegjëse e ministrisë ka pesë ditë për të kontrolluar plotësinë e dokumentacionit. Nëse konstatohen mangësi, subjekti njoftohet për plotësimin e tyre.

Kur dokumentacioni është i plotë, kërkesa u përcillet institucioneve të specializuara të trashëgimisë kulturore, të cilat duhet të japin mendimin e tyre brenda 10 ditëve.

Më pas, përgatitet relacioni përmbledhës, brenda një afati pesëditor, dhe dokumentacioni i kalon për vendimmarrje Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore dhe Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Sipas udhëzimit, këto dy këshilla duhet të shprehen me vendime brenda 60 ditëve nga marrja e kërkesës.

Në rastet kur aktiviteti tregtar propozohet brenda një muzeu, në procedurën e vlerësimit përfshihet edhe Këshilli Kombëtar i Muzeve.

Institucionet do të shqyrtojnë ndikimin e aktivitetit në administrimin e pasurisë kulturore, përputhshmërinë me planin e menaxhimit dhe ndërhyrjet e propozuara në hapësirat përkatëse.

Bizneset do të paguajnë për përdorimin e hapësirave dhe do të raportojnë çdo muaj

Udhëzimi parashikon që miratimi i aktivitetit tregtar të përmbajë edhe vlerën që subjekti duhet të paguajë për marrjen në përdorim të pasurisë kulturore.

Në dokumentin e miratimit duhet të përcaktohen vendndodhja, sipërfaqja e aktivitetit, lloji i shërbimit të lejuar dhe detyrimet për ruajtjen e pasurisë.

Bizneset do të kenë gjithashtu detyrimin të raportojnë çdo muaj pranë institucionit që administron pasurinë kulturore ku zhvillohet aktiviteti.

Ministria ruan të drejtën e monitorimit periodik të veprimtarisë së miratuar.

Udhëzimi nuk përcakton një tarifë të unifikuar në lekë për të gjitha aktivitetet, por kërkon që vlera e pagesës të jetë pjesë e miratimit përkatës.

Kontratat ekzistuese mbeten në fuqi, por rinovimi kërkon aplikim të ri

Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me bizneset që aktualisht ushtrojnë veprimtari tregtare në këto hapësira.

Sipas dispozitave kalimtare, subjektet që kanë marrë miratime përpara hyrjes në fuqi të udhëzimit do të vazhdojnë aktivitetin deri në përfundimin e kontratave ekzistuese.

Megjithatë, pas përfundimit të afatit kontraktual, ato duhet të paraqesin kërkesë të re dhe t’u nënshtrohen kushteve dhe kritereve të miratuara.

Udhëzimi shfuqizon gjithashtu rregullat e vitit 2016 për krijimin dhe funksionimin e këndeve të shitjes së suvenirëve, artit dhe librave pranë mjediseve në administrim të Ministrisë së Kulturës.

Kuadri i ri është më i gjerë, pasi përfshin edhe shërbimet e ushqimit, kafeteritë, guidat turistike dhe aktivitetet e tjera të pritjes së vizitorëve.

Trashëgimia kulturore dhe ekonomia turistike

Rregullat e reja synojnë të krijojnë një raport më të qartë ndërmjet shfrytëzimit ekonomik të hapësirave kulturore dhe detyrimit për mbrojtjen e tyre.

Për bizneset, kjo nënkupton kërkesa më të detajuara dokumentare, planifikim financiar afatgjatë dhe kontroll institucional mbi aktivitetin.

Nga ana tjetër, zhvillimi i shërbimeve tregtare në zona arkeologjike, historike dhe muzeale mund të krijojë mundësi për sipërmarrjet lokale, zejtarët, operatorët turistikë dhe bizneset e shërbimit. /ekofin.al

biznes rregulla te reja zona historike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paralajmërimi për mot të keq, porti i Durrësit njofton pasagjerët: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari dhe anasjelltas

16:49 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

14:27 / November 12, 2026

Fier, shoqërohet në polici drejtori i spitalit Arben Voja, merret në pyetje nga prokurorët

14:17 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.