Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë sjellë ndryshime në oraret e lundrimit të trageteve në linjën Durrës-Bari.
Autoriteti Portual i Durrësit njofton se nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme, 12 nëntor, në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më 13 nëntor, në orën 08:00.
Ndryshimi i orarit prek tragetet F/B RIGEL VII, në linjën Durrës-Bari, dhe F/B RIGEL III, në linjën Bari-Durrës.
Megjithatë, procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të vijojë normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.
Autoriteti Portual u bën thirrje udhëtarëve të paraqiten për imbarkim në orarin e përcaktuar, pa ndryshime, pavarësisht shtyrjes së nisjes së trageteve.
Për informacione të mëtejshme, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të konsultojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës.
Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive të lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme (dt. 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00.
Ndryshimi i orarit vlen për:
F/B RIGEL VII, në linjën Durrës–Bari;
F/B RIGEL III, në linjën Bari–Durrës.
Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.
Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime.
Për më shumë informacion, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të vizitojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës.
