Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jordania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë jordaneze ka dënuar me vdekje përmes varjes tre burra, për kryerjen e një sulmi të përgjakshëm në një kishë muajin e kaluar, shkruan BBC.

Sulmi i datës 23 tetor la të vdekur nëntë persona dhe plagosi 34 të tjerë, të cilët po merrnin pjesë në një funeral të krishterë në një kishë ortodokse greke, në provincën Karak.

Forcat e Armatosura të Jordanisë njoftuan të dielën se burrat u shpallën fajtorë për kryerjen e “akteve terroriste”, si dhe për posedim armësh, “promovim të ideve të një organizate terroriste” dhe “komplot për të kryer akte terroriste”.

Tre burrat – dy vëllezër jordanezë dhe kunati i tyre – u larguan nga vendi i ngjarjes dhe u arrestuan tri ditë më vonë. Identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Karaku është shtëpia e një komuniteti të konsiderueshëm të krishterë, brenda mbretërisë ku shumica e popullsisë është myslimane.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të regjistruara ditën e sulmit, shfaqin tre burra të armatosur teksa afrohen dhe hapin zjarr ndaj kishës së Shën Gjergjit, në fshatin Hmoud.

Një video e dytë shfaqte njerëz të vdekur dhe të plagosur të shtrirë përtokë, mes skenave kaotike në kishë.

Mbetet ende e paqartë pse sulmuesit zgjodhën të shënjestronin pikërisht atë kishë.

Menjëherë pas sulmit, Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, shkroi në platformën X: “Sulmi terrorist kundër Karakut do të përballet me hakmarrjen më të ashpër.

“Ata që ushqejnë iluzionin se mund t’i përçajnë jordanezët me plumbat e tyre, nuk kanë asnjë shans përballë unitetit tonë.”

Tre burrat u larguan nga vendi i ngjarjes dhe më vonë u gjetën brenda një shtëpie të braktisur në provincën e Karakut, në jug të kryeqytetit Aman.

Ata refuzuan të dorëzoheshin dhe hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë, të cilat u kundërpërgjigjën me zjarr, duke i plagosur të tre, njoftoi në atë kohë Drejtoria e Sigurisë Publike. Asnjë pjesëtar i forcave të sigurisë nuk u lëndua gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Mbreti Abdullah i vlerësoi forcat e sigurisë për ndjekjen e të dyshuarve “deri në fund”.

Një javë pas të shtënave në Karak, Jordania goditi ato që ushtria e saj i cilësoi si “organizata terroriste” në Siri, si kundërpërgjigje ndaj sulmit në kishë.

Zyrtarë të shëndetësisë siriane i thanë medias shtetërore se pesë persona, përfshirë gra, fëmijë dhe një burrë të moshuar, u vranë gjatë një sulmi në një fshat në provincën jugore të Daraas. Jordania deklaroi se avionët e saj luftarakë kishin vrarë dhe plagosur “disa terroristë”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Jordania njoftoi se kishte bashkërenduar veprimet me qeverinë siriane, por Siria deklaroi se nuk ishte njoftuar paraprakisht.

Në Jordani, ekzekutimet kryhen me varje. Mbretëria kishte zbatuar më parë një ndalim jozyrtar të ekzekutimeve nga viti 2006 deri në vitin 2014, si dhe një periudhë tjetër pezullimi nga viti 2017 deri në qershor të këtij viti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kina teston avionin e parë elektrik/ CE-25A mund të transportojë deri në 19 pasagjerë

16:05 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026

Defekti që paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA, ja çfarë e shkaktoi, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë përsëri

14:59 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.