Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.
Nga aksidenti raportohet se ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula dhe ka mbetur i plagosur një person tjetër, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
