Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me mbylljen e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve është konfirmuar edhe ndarja përfundimtare e vazove për shortin e Kampionatit Europian 2028, që do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast.

Pasi fitoi grupin e saj në Nations League dhe u ngjit në Lign B të këtij turneu, Shqipëria do të shortohet në vazon e tretë bashkë me Kosovën. Pavarësisht se u renditën të tretët në grupin e tyre, “Dardanët” arritën të ruajnë vendin në vazon e tretë. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë një derbi shqiptarësh në kualifikueset e “Euro 2026” dhe në teori si Shqipëria dhe Kosova do të kenë të paktën dy rivalë të lehtë në letër.

Sipas ndarjes përfundimtare të vazove, dy kombëtaret e shqiptarëve nuk mund të evitojnë në grupet e tyre në eliminatoret e Europianit një rival të madh, që do të dalë nga vazo e parë.

Po ashtu, një tjetër kundërshtar të fortë, që del nga vazo e dytë, ndërsa ashtu si në kualifikueset e “Botërorit 2026” Shqipëria mund të gjejë sërish në rrugën e saj Serbinë.

Dy kundërshtarët e tjerë të kombëtares kuqezi do të dalin nga vazo e katërt dhe e pestë, ku bëjnë pjesë skuadra më të vogla.

I njëjti diskutim vlen edhe për Kosovën.

Kualifikueset e “Euro 2028” do të kenë një specifikë të veçantë, pasi katër organizatorët Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut e kanë të sigurtë vendin në finalet e turneut, ndrësa UEFA ende nuk e ka përcaktuar ndarjen e grupeve dhe formatin përfundimtar.

Po ashtu, në misionin për të luajtur për herë të tretë në finalet e një Kampionati Europian, kombëtarja kuqezi ka edhe një mundësi të dytë nga play off i Nations League, nëse nuk ia del nga kualifikueset e rregullta.

euro 2028 shorti Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026

“Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE”, Ursula von der Leyen: Ky është një moment i rëndësishëm

12:08 / November 16, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.