Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Braktisi makinën me 12 kg drogë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe u arratis, në kërkim 22-vjeçari

15:10 / November 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge 123 1920x1080 2 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Risia”, duke sekuestruar mbi 12 kilogramë Cannabis në trajtë xhelatinoze, që dyshohej se do të shitej në vendin tonë.

Në pranga ka rënë një 22-vjeçar, ndërsa bashkëmoshatari i tij, i cili arriti të largohej pasi braktisi automjetin në autostradën Tiranë-Elbasan, është shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe një sasi kokaine në banesën e të arrestuarit.

“Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Risia”.

Sekuestrohen mbi 12 kg Cannabis në trajtë xhelatinoze që ishin përgatitur për t’u shitur në vendin tonë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 22-vjeçari që transportonte lëndën, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në orët e para të mëngjesit.

Arrestohet bashkëpunëtori i tij, i cili kontrollonte itinerarin e lëvizjes së automjetit me lëndë narkotike.

22-vjeçari i arrestuar gjithashtu mbante në banesë, sasi Kokaine.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në vijim të punës operative intensive, për një rast të transportimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Risia”, në kuadër të të cilit shpallën në kërkim shtetasin F. I., 22 vjeç, dhe arrestuan në flagrancë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin M. V., të dy banues në Paskuqan.

Në orët e para të mëngjesit të datës 19.11.2026, i është bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtonte shtetasi F. I., i cili nuk është bindur, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar.

Gjatë ndjekjes, shërbimet e Policisë konstatuan se lëvizjet e këtij automjeti, monitoroheshin dhe siguroheshin nga automjeti me drejtues shtetasin M. V., i cili u kap dhe u vu në pranga.

Nga kontrolli në automjetin që braktisi shtetasi F. I. u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Lëndët narkotike u sekuestruan bashkë me 2 automjetet dhe 3 celularë.

Punohet për kapjen e shtetasit F. I., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të identitifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

14:32 / November 19, 2026

Vjedhja e parave në Postën e Durrësit/ Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, SPAK regjistron dosjen

12:53 / November 19, 2026

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.