Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos përdoret identifikimi elektronik në zgjedhjet vendore 2027.
“Partia Demokratike është kundër identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, dhe i kërkon komisionit të mos e miratojë propozimin për miratimin e identifikimit elektronik”, thuhet në kërkesën e përfaqësuesit Marash Logu.
PD pretendon se identifikimi elektronik nuk parandalon votimin e shumëfishtë.
“Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë. Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti. PD është kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027”, vijon kërkesa.
Komisioni Rregullator ka 5 anëtarë, 2 të PD dhe 3 të PS. Nevojiten të paktën 4 vota pro kërkesës, ndaj vendimi është shtyrë.
